• |
ide | kryesore

Europa League: Short i lehtë në letër për italianet Inter dhe Roma. I vështirë për anglezet Arsenal dhe Man.United

Sport



Pasi u arkivua faza e grupeve, Europa League, si Liga e Kampionëve, gjithashtu hyri në fazën e nokaut. Sot, Manchester United, Arsenal, Inter, Roma, etj kanë njohur kundërshtarët e kësaj faze.

Djajtë e Kuq do të përballen me Club Brugge, në një sfidë të vështirë. Sfidë interesante ajo mes Olimpiakos dhe Arsenal, që janë ndeshur shpesh herë në Ligën e Kampionëve dhe kanë prodhuar shumë gola.

Një përballje e lehtë në letër për Inter të Antonio Conte, të cilët pas eliminimit nga Liga e Kampioneve i bashkohen Europa League në këtë faze ku do të përplasen me Ludogoretz.

Roma nga ana tjetër do të përballet me belgët e Gentit, një çift që nuk tremb italianët, por as i lë shumë të qetë, për të kaluar në fazën tjetër.

Skuadra tjetër italiane Roma do të sfidojë Gent, ndërsa nuk do të mungojnë edhe takimet të tjera interesante si: Getafe-Ajax, Frankfurt- Salzburg dhe Shakhtar-Benfica.

Europa League sfidat e 1/16-ave:

Wolves vs Espanyol

Sporting vs Istanbul Basaksehir

Getafe vs Ajax

Bayer Leverkusen vs Porto

FC Copenhagen vs Celtic

APOEL vs FC Basel

Cluj vs Sevilla

Olympiacos vs Arsenal

AZ Alkmaar vs LASK

Club Brugge vs Manchester United

Ludogorets vs Inter

Eintracht Frankfurt vs Red Bull Salzburg

Shakhtar Donetsk vs Benfica



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *