• |
ide | kryesore

Fëmija interist u kërcënua nga tifozët e Fiorentina, zemërimi i Melissa Satta: “T’ju vijë turp”

Sport



Një fëmijë tifoz i interit është ofenduar dhe fyer nga disa tifozë të Fiorentina gjatë ndeshjes së këthyre të fundit me zikaltrit. Melissa Sata, bashkëshortja e Kevin-Prince Boateng, e ndodhur pranë në momentin kur ndodhi incidenti ka reaguar në rrjetet sociale.

“Pyes veten … a nuk keni turp të bëni një fëmijë 10-vjeçar të qajë dhe frikësohet vetëm, sepse ai brohoriti për ekipin e tij të preferuar? Më vjen keq por nuk ju quaj tifozë, tifozët janë ata që respektojnë mbështetjen, unë ju quaj injorantë! “. Është ankesa e Melissa Satta, gruaja e lojtarit të Fiorentina, Kevin Prince Boateng, e cila pa skenën që ndodhi gjatë ndeshjes mes vjollcëve dhe Interit: Fëmija tifoz i Inter brohoriti me babanë e tij për golin e dytë, i cili më pas u anulua, duke marrë fyerje nga disa tifozë vjollcë. Në këtë moment babai dhe djali u zhvendosën në një sektor tjetër.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *