• |
ide | kryesore

Hetimet e prokurorisë/ Vila e familjes Lala u legalizua duke falsifikuar dokumentet

Lajme, Të fundit



Familja Lala ishte më e prekura nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit duke humbur gjithsej tetë persona nën rrënoja dhe një tjetër për shkak të mos përballimit të dhimbjes.

Shtëpia e Lalajve u rrënua tërësisht duke i zënë poshtë pa asnjë shans për të jetuar. Nga rrënojat u nxorr i gjallë vetëm Ramë Lala, kurse Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala u nxorrën pa jetë. Në dosjen e prokurorisë hidhen dyshime të forta se banesa e tyre u legalizua duke falsifikuar dokumentet.

Në kushte normale ajo nuk duhej të legalizohej për shkak të kolonave të holla, por siç theksojnë prokurorët ka dyshime të forta se dokumentet janë falsifikuar dhe dorë në këtë ka pikërisht Nevjana Isufi, për të cilën është nxjerrë urdhër arresti.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”, duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal”, – theksojnë prokurorët në dosjen hetimore.

Pjesa e dosjes hetimore mbi familjen Lala

Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine banime e familjes Lala, lagjia nr.17,Durrës.

Objekti katër katesh “Vila Lala” i cili ndodhet në lagjen nr. 18/1, në rrugën “MihalRama” Durrës, është ndërtuar nga shtetasi Rasim Shehu, i cili ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes Lala, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit kanë pësuar vdekjen shtetasve Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala.

Pas kryerjes se procedurës se legalizimit te objektit dhe nevojës per regjistrimin e tij, nga ana e shtetases Nevjana Isufime profesion Arkitekte dhe aktualisht eshte drejtuese ligjore e shoqerise J&F Architectural Designer SHPK, ka firmosur ne emer te shtetasit Vasil Gjoni me detyre Inxhinier lidhur me plan rilevimin e baneses dhe planvendosjes se saj. E pyetur lidhur me kete fakt ajo ka deklaruar se ka firmosur ne emer te studios.

Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.
Provat e administruara ne funksion te këtij rasti jane si vijon:

• Është terhequr nga Zyrat e ASHK Durres dosja e objektit me referenca me Nr. 0010575 ZK.8511 Nr. Pas. 18313, vol. 48 fq. 64 me pronar Sahadete Lala.
• Objekti është regjistruar në Hipotekë nëpërmjet ALUIZNIT me leje Legalizimi nr. 151151 datë 30.10.2015 godinë banimi katër kate mbi tokë me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 427.78 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 118.8 m2, sipërfaqja totale e banimit 676.8 m2.
• Ne kete fashikull ndodhen, kontratë shitje pasurie midis ALUIZNIT dhe Sehadete Lala. Kalimi i pronësisë për pasurinë me nr. 18/167 me sipërfaqe 427.78 m2 në Zk. 85.11, sipas VKM 1481 datë 12.11.2008.
• Genplani i cili është firmosur nga Ing. Ilirjan Keçi me detyrë Përgjegjësi i Sektorit të Hartografisë dhe Përpunimit të Informacionit Gjeografik në ALUIZNIDurrës, përditësimi është bërë nga G.Koçi dhe punoi E.Hoxha, frimosur nga Drejtori i Aluiznit Flamur Gjuzi.
• Plan Rilevimi i cili është përgatitur nga Ing. Vasil Gjoni i cili deklaron se nuk e ka firmosur ai kete plan rilevimi, por eshte firmosur nga drejtuesia e studios.
• Akt Kualifikimi Nr.8907 datë 06.08.2015,
• Formulari i Vetëdeklarimit Nr. 776 datë 24.02.2005, përpiluar nga Sehadete Lala.
• Vetëdeklarim për legalizimin e objektit nr. 815 datë 29.08.2006 . Ku është pasqyruar viti i ndërtimit të objektit 06/2002. Gent Plan i datës 09.08.2008 për të katër katet e ndërtesës është firmosur nga G.Keçi, R.Zeqja, E.Baruti, G.Demka, F.Çuni, A Halili, Sh.Demo.
• Procesverbal Verifikimi në terren i datës 08.10.2014 firmosur nga G.KeçiR.Zeqaj dhe I.Keçi Hartograf. Ortofotodigitale datë 14.04.2007 firmosur nga Ilirjan Keçi dhe Flamur Gjuzi, ku disa specialiste te zyres se Aluiznit kane qene te pranishem ne Gen Plan me iniciale, por qe me pas eshte skanuar ne zyrat e ASHK Durres dhe jane identifikuar me gjeneralitete te sakta, Gerald Koci, RovinZeqja, Elham Baruti, FaslliCuni, Agron Halili, Sheptim Dema dhe AleksPrenga.
• Jane te vendosur ne dosje edhe formularët e pagesave sipas deklaratave dhe mënyrës së pagesës së bërë nga aplikuesi. Deklaratë Personale e datës 08.201.2014 e firmosur nga deklaruesi Sehadete Lala e cila sipas formularit deklaron se mbart mbi vete koston e dëmtimeve qe vijnë si pasojë e punimeve të kryera në objekt per shkaqet natyrore, kur nuk janë respektuar kushtet teknike, përdorimit të objektit ndërhyrjet ne rikonstruksionin mbajtës të objektit.



10 Comments

  1. jepi edhe demshperblim ketyre qe jo vetem qe e kane nderuar me mashtrim por edhe jane futur ne shtepi te ndertuar…praktikisht kane bere vetevrasje familjare….

  2. ÇA JANE KETO IDIOTESIRA . A E DINI ÇFARE ESHTE RILEVIMI I NJE PRONE ????? PO PSE BIE OBJEKTI NGA RILEVIMI????? KETA DONIN CA ARRESTIME PER SHOW . FAJTORET E VERTETE JANE TE TJERET , POR I MBRON POLITIKA .

    1. O i paymer , Lexoje dhe nje here artikullin . Aty nuk thuhet se ndertesa u prish sepse ishte fallsifikuar plani i rilevimit.. por …

      ”” ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”, duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” …

      Pra falsifikimi i planit te Rilevimit ka sjelle regjistrimin e kesaj banese. ..

      Mos hajde ketu te besh propagande , por bazohu ne artikull. ( lexoje mire para se te komentosh)

      1. Dakort me ty per ceshtjen e regjistrimit, por para se te legalizohet duhet qe dhe struktura e godines te kontrollohet nga tekniket , apo jo ?
        Nuk e di procesin e legalizimit , por mendoj se para se nje objekt te legalizohet duhet te plotesohen disa kushte. Nje nder to ka qene dhe ky rivelimi, por duhen dhe dokumenta nga ndertuesit qe sigurojne qe ndertimi eshte berre sipas projektit te miratuar me pare nga arkitektet. Pra per mendimin tim ketu ka shume dokumenta qe mungojne ose jane te fallsifikuara.
        Keta jane kapur vetem me nje dokument , kur , sipas mendimit tim duhet te shqyrtohen dhe dokumentat e tjera.

      2. PO PSE PO MOS TE ISHTE I REGJISTRUAR NUK DO BINTE ? EDHE SIKUR TE KETE FALSIFIKIM FIRME ÇFARE KA TE BEJE KJO ME RENIEN E OBJEKTIT ?

  3. hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…………rilevimi ……….hahahahaaaaaaaaaaaaaaaa nuk e di se ku jetojme . Pyesni arkitektet e policise qe vazhdojne te lejojne ndertimet pa leje , ata ju shpjegojne pse ra objekti . Historia vazhdon ………….

    1. Objekti ra se shtyllat mbajtese ishin 25 cm x 25 cm dhe ato kishin hekur me diameter 2cm ( 4 shufra hekuri ne cdo cep te lidhura me kapse lidhese cdo 40 cm ( kur rregullorja e kerkon cdo 20 cm ) . Dhe mbi keto kolona ishin vendosur 3 kate me siper . Pa folur pastaj per betonin qe ishte i markes 120 .

      Me keto lloj kollonash nuk mbahet me shume se taraca ( catia ) eshtepise , jo me 3 kate me siper.

  4. Zoti nuk Ju ben padrejtesi njerezve
    Njerezit i bejne padrejtesi vetes .
    Ai Duke ndertuar ne kenete
    Tjetrit Duke fallsifiku
    Aluizni Duke legalizu
    Dhe partite e leshit Duke fitu vota nga tapite e ndertimeve PA leje

  5. VD alias Xhuxhi te burgohet mos te thirret se ska nevoje per prova. Hahaha…vk ky vend. Sja vlen te kontribuosh me per kete shtet bastard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *