• |
ide | kryesore

Inter ndryshon objektiv, hedh sytë nga Europa League, Zanetti: “Jemi të lumtur me Conte”

Sport



“Nuk ka ndeshje të mbaruara, sidomos në këtë kompeticion. Duhet të përballojmë cdo ndeshje në mënyrën e duhur, sepse mund të ketë surpriza. Tani të mbyllim mirë kampionatin, pastaj do të kemi nevojë të përgatisim këto dy ndeshje”. Zëvendëspresidenti i Inter Javier Zanetti ka komentuar kështu shortin e 1/16 të Europa League, ku skuadra e Antonio Conte do të përballet me Ludogorets. “Duam të jemi protagonistë, na vjen keq për daljen nga Champions. Tani të përqendrohemi në këtë turne që është po aq i rëndësishëm”.

“Europa League bëhet një objektiv. Në vjen keq që dolëm nga Champions për mënyrën si e kishim përgatitur grupin, por në fakt fusha tha se nuk ishim gati – vazhdoi Zanetti – Historia jonë flet qartë, kemi qenë gjithnjë protagonistë në Champions e Europa League. Kemi detyrën të besojmë, duke punuar me përulësi e duke shpresuar të arrijmë deri në fund. Conte? Të shohësh nga afër kulturën e tij të punës, pasionin që arrin ti transmetojë të gjithëve, është e rëndësishme për një skuadër që kërkon të luftojë për objektivë të mëdhenj. Eshtë shumë i përgatitur, inteligjent, me personalitet të lartë. Jemi në fillim të një rrugëtimi të ri, duhet të punojmë me detajet, por jemi në rrugën e duhur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *