• |
ide | kryesore

Kourtney s’do të xhirojë më në “Keeping Up With The Kardashian”

Paparazzi, Slider



Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashian”, pjesën më të madhe të vëmendjes e mori Kourtney dhe nevoja e saj për t’u shkëputur nga reality show.

Motra e madhe e klanit Kardashian-Jenner foli për jetën e saj personale, për vendimin e marrë dhe faktin që motrat e saj s’e kanë pritur aspak mirë. “Nëse të gjithë do të vepronin siç po bën ti, atëherë në mënyrë absolute s’do të kishte spektakël.”- iu drejtua Kim.

“Kam 3 fëmijë që janë prioriteti im më shumë se shfaqja. Pse duhet t’jua përsëris këtë 25 herë? Nuk do të ndërroj mendje. Çfarë po ju them është se kam arritur në një pikë që s’jam më e lumtur. Të gjithë arrijnë në një pikë që heqin dorë. Jeta është e shkurtër. Nuk rrotullohet e gjitha në xhirimet e këtij programi.”- u përgjigj Kourtney e cila shtoi se ka nevojë për një pushim të gjatë dhe se nuk do të xhirohet më.

Të paktën tani për tani, Kourtney do të shkëputet nga Keeping Up With The Kardashian për t’i dedikuar më shumë kohë rolit të saj si nënë. Gjithsesi, ikja nuk është lamtumirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *