• |
ide | kryesore

Mendes shpërthen polemikat: “Padrejtësi Topi i Artë për Messi, më i miri është Ronaldo”

Sport



Gjatë dorëzimit të cmimit Golden Boy në Ogr në Torino, menaxheri i Cristiano Ronaldo e Joao Felix, Jorge Mendes, ka shpërthyer kundër vendimit për ti dhënë Topin e Artë Lionel Messi. “Ronaldo është më i miri i historisë së futbollit, ka transformuar futbollin botëror, Portugalinë, Real Madrid – ka thënë ai -. Nuk është e mundur ta krahasosh me asnjë. Topi i Artë për Messi? Për mua është një padrejtësi. Po të luante me Real do ta kishte fituar”

Nuk përdor fjalë të buta Mendes, që bashkohet me ata që kanë kritikuar dorëzimin e cmimit për fenomenin e Barcelonës. Ndërsa për klientin e tij vetëm fjalë vlerësimi. “Para tij Portugalia nuk kishte fituar kurrë asgjë, me të fitoi Europianin e Nations League – ka shtuar menaxheri i famshëm – CR7 është një kampion dhe e si atë që duhet të bëjë, të vazhdojë të punojë. Si edhe Joao Felix, që ai e konsideron një fenomen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *