• |
ide | kryesore

Merkaton e Napolit e prish Ancelotti: Gattuso shpreson që paraardhësi i tij të mos shkojë tek Arsenal

Sport



“Kam idetë e qartë se si do të luajë skuadra, kjo skuadër do të ndërtohet me penel në dorë me idetë e mia taktike”. Me këto fjalë Genaro Gattuso, gjatë prezantimit si trajneri i ri i Napolit, kishte diskutuar temën e përforcimeve të mundshme në merkaton e janarit. Pasuesi i Carlo Ancelotti, ndërsa deklaroi se është i frymëzuar nga trajneri, që ka pasur në kohët e tij tek Milani, ka lënë të kuptohet se “nuk i do dy linja me katër lojtarë” dhe se kërkon të vendosë një 4-3-3.

Debutimi i shëmtuar me Parmën ka bërë të qartë se në janar skuadra e të kaltërve duhet të marrë një mesfushor në gjendje që të kthehet në pikë referimi në qendër të treshes së repartit. Emri tashmë është bërë i ditur dhe është ai i Lucas Torreira, njohje e vjetër e futbollit italian. Mesfushori uruguajan, i datëlindjes 1996, është në dalje nga Arsenali, atje ku pas një sezoni të parë të mirë gjërat janë duke shkuar keq, si për vështirësi të skuadrës, që tashmë ka ndryshuar edhe trajner pas shkarkimit të Unai Emeri, ashtu edhe për vështirësitë e Torreiras për t’u përshtatur në futbollin anglez, dukuri e zbuluar në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Kontaktet me Napolin janë ngritur prej kohësh, aq më tepër që të kaltrit ishin tashmë gati dhe një hap nga marrja e lojtarit në verën e 2018-ës, por Sampdoria pranoi ofertën e pasur të Arsenalit, që shpenzoi 30 milionë për të. Klubi i presidentit De Laurentiis, është gati t’i paraqesë Arsenal një ofertë prej 3 milion për huazim për 18 muaj, me detyrimi blerjen të fiksuar për 27.

Torreira është afirmuar si lojtar në Itali, ku ka arritur më 2014-ën, i zbuluar nga Pescara, nën drejtimin e teknikut Massimmo Oddo dhe pikë force e formacionit të ngjitur në A më 2016-ën. Por dy vitet me Sampdoria e kthyen në një lojtar të rëndësishëm dhe Gattuso është gati t’i besojë çelësat e mesfushës. Problemi është vetëm nëse tek Arsenal mbërrin Ancelotti, që është një nga admiruesit e Torreiras dhe nuk do të dojë ta këshojë uruguajanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *