• |
ide | kryesore

Milan, Boban për Ibrahimovic: “Është ndryshe nga gjithë të tjerët”

Sport



Ajo e Milan nuk ka qenë një pjesë e parë e sezonit në lartësinë e pritshmërive, por gjatë rrugës kuqezinjtë mund të arrijnë një pikë kur Pioli mund të punojë më me qetësi në disa aspekte vendimtare, por edhe një sesion dimëror i merkatos së futbollit që mund të dhurojë goditje të rëndësishme.

Klubi kuqezi prej disa javësh është në gjurmët e Zlatan Ibrahimovic dhe Zvonimir Boban, në një intervistë për Radio 1, ka hedhur dritë mbi situatën e suedezit të klasit të lartë.

“Duhet edhe të shohim se si do të shkojnë ndeshjet e ardhshme. Sinqerisht Ibra është një zgjidhje ndryshe, mund të të japë shumë në një kohë të shkurtër dhe për këtë është unik. Do të shohim më pas nëse do të jetë një domosdoshmëri absolute. Ai pastaj ka edhe dicka tjetër krahasuar me gjithë të tjerët: është e vërtetë që nuk është më 28 vjec, por është një lojtar me karakter ekstremisht të fortë që mund t’i japë një shtysë të gjithë ambientit që gjithsesi, kur kemi nisur negociatat, ishte shumë i ulët krahasuar me gjendjen aktuale”.

Milani gjatë verës ka kapërcyer një konkurrencë të fortë duke u siguruar Ante Rebic, por sulmuesi kroat, megjithatë, deri më tani ka gjetur shumë pak hapësirë.

“Ҫfarë po ndodh? Këto janë zgjedhje teknike. Ai është një lojtar shumë i fuqishëm, shumë i shpejtë, ka nevojë për hapësirë dhe gjithashtu ndryshimi nga futbolli gjerman në atë italian është i madh. Kundër Napolit po luante mirë, por më pas menjëherë u lëndua. Ai po stërvitet seriozisht, po bën gjithçka që mundet për të bindur trajnerin e tij. Futbolli italian është i vështirë: shumë luajnë me 3-5-2 dhe prandaj ka pak hapësira në dispozicion ”.

Zyrtari Kryesor i Futbollit në Milano ka folur edhe për një qëndrim të mundshëm të zgjatur të Donnarumma.

“Shpresojmë të gjejmë një marrëveshje, synimet tona janë këto. Mund të them vetëm se do të ulemi dhe do ta mendojmë cështjen”.

Interi aktualisht është në krye të Serie A, pavarësisht rivalitetit, megjithatë, sipas Boban është një gjë e mirë për kampionatin.

“Kjo nuk na shqetëson, është me të vërtetë e rëndësishme që dikush të luftojë kundër Juventusit. Për fat të keq nuk jemi ne, por është e rëndësishme që të ketë konkurrencë në kampionat. Shpresojmë që edhe Milan së shpejti të garojë për Scudetto”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *