• |
ide | kryesore

Nga Saimir Tahiri, Moisi Habilaj e Arbër Çekaj, ja çështjet e bujshme që merr në dorë Gjykata e Posaçme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shumë procedime penale të ndjekur deri më tani nga Krimet e Rënda, pas datës 19 dhjetor, ditë kur betohen anëtarët e rinj të SPAK, do të transferohen në gjykatat në rrethe ose do të vijojnë të gjykohen në atë që do të quhet si Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKKO).

Çështjeve për gjykim pritet ti shpallet moskompetenca me krijimin e Gjykatës së Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe një pjesë e mirë e dosjeve do të transferohen në gjykatat e rretheve aty ku edhe është regjistruar vepra penale.

Një ndër to, është vrasja e kryekomisar Artan Cukut, ku procesi per Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pritet të kalojë për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Një tjetër ngjarje e bujshme, e cila ndiqej te Krimet e Rënda do të transferohet në Vlorë në gjykatën e shkallës së parë. Bëhet fjalë për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, kjo e fundit u arrestua pas vrau bashkëshortin e vjehrrën dhe më pas i vuri flakën që ngjarja të dukej aksidentale, më 21 janar 2018.

Ndërkohë dosjet e bujshme si ajo ndaj ish ministrit Saimir Tahiri e Mosii Habilajt, apo e biznesmenti Arër Cekaj, do të gjykohen nga Gjykata e Posacme.

Betimi i prokurorëve të SPAK para Presidenti, më 19 dhjetor do të shënojë edhe pushimin së funksionuari të Prokurorisë për Krime të Rënda. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.



5 Comments

  1. Pse nuk thoni qe SPAK do hetoje edhe Sali Berishen per 1997, 1998, Azem Hajdarin ,Gerdecin ,Remzi Hoxhen,Haklajt, 21 janarin dhe Bashen per 21 janarin, rrugen e kombit dhe financimin rus?

  2. JOOOOOOOOOO, putain!

    DUHET te hetoje Bashen per LIDHJEN RUSE

    HAHAHAHAHHHAHA

    prokuror kole hysenaj super hajduti , dhe ervin karanxha cun prokurori te enver hoxhes dhe gagac 😀

    hajde gallate hajde

    Biles te hetojne dhe te emen e zeqos se edhe ajo shau lali erin dhe meriton plumbin bashke me Arben Malajn!!!!

    se mos do nxjerrin gje ne drite spak = ASPAK me tarafet dhe kalamajt e prokurorve dhe hetuesve , bijte e sigurimsave , apo shoket dhe miqte e lali erit dhe LIDERIT edi rames.

  3. e keqja eshte se rama doli si vizionar ( por qe nuk do e pranoje kurr ) kurse basha si racionalist…..ptyyyyy moj evrope rropqire

  4. sa do te doja qe ta hetonte 21 Janarin per te evidentuar se si e stisi dhe manipuloi dhe provokoi shtetin deri ne piken per te shkaktuar te vrare skizofreni me poture qe sot ne turp te plote te nderit tone si komb, si qytetare dhe si individe drejton Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *