• |
ide | kryesore

Paketa ‘anti-shpifje’/ Rudina Hajdari ‘ultimatum’ kryeministrit: Tërhiqe sa më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat nga Kuvendi i Shqipërisë i bëri thirrje qeverisë shqiptare,  që të tërheqë një orë e më parë paketën anti-shpifje, pasi sipas saj, kjo paketë  cenon  rëndë parimet demokratike . Ajo akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin, Edi Rama, duke thënë se ai me këtë veprim po tenton të mbysë përformancën e lirë të medias, por edhe zërat kritikë duke i dhënë AMA-s kompetencat  e një gjykate.

“E kemi ndjekur me shqetësim ketë pjesë. Edi Rama kërkon të mbysë të gjithë zërat që dalin në kundërshtim. Ky është rasti i paketës anti-shpifje, ndërsa opozitën e ka kthyer në spektator dhe tani po përpiqet të mbysë edhe median.Me këtë paketë ai kërkon të mbysë demokracinë në vend. 

Shoqata e mediave ka kërkua që paketa anti-shpfje të rrezohet. Edi Rama i ka dhënë kompetenca të shtuara AMA, ato të gjobëvënies, që të mbyllë median on-line pa asnjë vendim gjykate. Gjobat janë të papërballueshme. Të gjitha këto janë premisa për një censurë apo autocensurë të medias on-line.  Para se të kemi këtë seancë, qeveria të tërheq këtë paketë anti-shpifje, pasi ne jemi para kryesimit të OSBE.

Ne duhet tu tregojmë partnerëve që jemi në gjendje ti dëgjojmë ata kur behët fjalë për proceset integruese dhe demokratizuese në vendin tonë.Të ndalim këto modele të Ramizimit të Shqipërisë. Mos të shkojmë në Putinizëm apo Erdoganizëm. Kjo paketë është në kundërshtim të parimeve ndërkombëtare dhe të marrë në konsideratë opinionet e OSBE  dhe BE për këtë çështje” – tha Hajdari.



7 Comments

  1. Sa budallenj qe jeni. Kjo eshte taktike politike e KM per te larguar vemendjen. Si Saliu nje here e nje kohe me lustracionet.

  2. “Opozita ri si spektatore” për ligjin diskriminues të mediave – thotë Rudina.
    Pikërisht me këtë gjuhë mashtruese , bëjnë propogandë politikanët socialistë e mediat e kapura nga Rama..
    “Basha fle gjumë si opozitar” ????
    Një gënjeshtër sa e trashë, po aq edhe hipokrite.
    Në kohën që Rudina e ata “deputetë të rij” siç i quante Rama, bashkonin votat e tyre me mazhorancën socialiste, Basha ka dënuar me forcë në fjalimet e tij në krye të protestave para kryeministrisë, jo vetëm për ligjet e mbrapshta që miratonte Rama edhe me votat e gjoja opizitës, por ka denoncuar me forcë edhe qëndrimin e tij armiqsor e arrogant ndaj mediave.
    Edhe me rastin e tërmetit, pamvarësisht se situata e emergjencës e viktimave të shumta, e bëri opozitën që të zbuste njëfarsoj luftën politike, Basha ishte ku e ku më shumë aktiv si opozitë, sesa “deputetet” si Rudina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *