• |
ide | kryesore

Vjedhje prej 60 milionë dollarë: Tamara Ecclestone, vajza e pronarit historik të F1, mbetet pa xhevahirë

Sport



Vila londineze e Tamara Ecclestone është grabitur të premten, pak orë pas nisjes për pushimet e Krishtlindjes, së vajzës 35 vjecare të manjatit Bernie Ecclestone, pronari historik i Formula 1: i janë vjedhur xhevahire të vlerës 50 milionë stërlina (rreth 60 milionë euro) sipas asaj që bën të ditur tabloidi The Sun. Hajdutët kanë marrë në shënjestër rezidencën prej 70 milionë stërlinash të trashëgimtares, e vendosur në një prej rrugëve më elegante të kryeqytetit.

Grabitja ka zgjatur vetëm 50 minuta e Ecclestone ka mbetur “plotësisht e shkatërruar dhe nën shok”. Hajdutët, tre siupas disa dëshmitarëve, janë futur në vilë nga kopështi dhe kanë grabitur të gjithë kasafortat e fshehura në dhomën e gjumit të Ecclestone: më pas janë detyruar të largohen me shpejtësi për të mos u zbuluar nga një nga rojet e sigurosë që ndodhej brenda banesës. E të mendosh që bëhet fjalë për një vilë me 57 dhoma në lagjen e Kensington, të mikqyrur 24 orë në 24 për 365 ditë të vitit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *