• |
ide | kryesore

Wanda Nara: E vuaj diferencën e moshës në lidhje

Paparazzi, Slider



Nga emisioni i njohur sportiv  ‘Tik Tak’ tek ‘Big Brother’ Wanda Nara gjithmonë e më shumë po bëhet një figurë qëndrore në ekranet e mëdha të televizioneve italiane.  Së fundmi modelja ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur ‘Repubblica’.

Të jem e drepërdrejtë është pjesë e karakterit tim.Puna që bëj më ka bërë dhe më të fortë. Në futboll duhet diplomaci edhe nëse gjërat nuk janë të sakta. Epo, unë gjithmonë preferoj të vërtetën në diplomaci. Televizori më ka mësuar të jem e vendosur. Angazhimi im për Canale 5 për të folur rreth futbollit ishte i ri. Asnjëherë nuk kam pasur menaxher, e menaxhoj vetë veten time. Në fillim isha më e butë, shpejt kuptova që duhej të isha më e  ashpër. Ne gratë jemi aq të fortë sa burrat, ne mund të bëjmë gjithçka, madje edhe në sport.’ është shprehur Wanda Nara në fillim të intervistës.

‘Në rrjete sociale je gjithmonë një grua sensuale dhe provokuese dhe postimet e tua gjithmonë pëlqehen si është Wanda në jetën e përditshme’ ishte një tjetër pyetjet që gazetari i drejtoi modeles.

“Unë jam një nënë që ngrihem herët në mëngjes, përgatit mëngjesin dhe i çoj fëmijët në shkollë. Ndihem më shumë në konkurrencë me nënat e tjera sesa me personazhet televizivë” ishte përgjigja e saj. Ndërsa pyetjes se a e vuan ajo diferenëcën në moshë që ka me Maurio Icardin, Wanda u përgjigj:

“E vuaj këtë fakt pasi jam shtatë vjet më e madh se ai. Dua të jem seksi, madje edhe në mediat sociale. Unë fshihem pas një personazhi . Nëse e bën veten të njohur dhe ti kuptojnë dobësitë, atëherë ata e dinë se ku mund t’ju godasin “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *