• |
ide | kryesore

Zhduket prej 8 ditësh bariu 17-vjeçar në Libohovë, banorët: Për herë të fundit e pamë duke hipur në një makinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri nga Libohova, në rrethin e Gjirokastrës, është zhdukur në rrethana misterioze prej më shumë se një jave dhe nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e tij.

Banorët e zonës tregojnë se hera e fundit kur është parë i riu ka qenë tetë ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë, Dropull. Humbja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion.

17-vjeçari punonte si bari në fshatrat e Dropullit. Policia e Gjirokastrës e ka shpallur në kërkim. I riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *