• |
ide | kryesore

Atentati ndaj “Rrumit” dhe Ndojës, Rraja refuzon ofertën e prokurorisë

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda i ofroi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Redjan Rrajës, nën arrest për atentatin e datës një nëntor kundër prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shokut të tij Aleksandër Laho si dhe shoferit Andi Maloku, i cili më pas gjeti vdekjen në spital.

Sipas asaj që raporton Top Channel pranë grupit të hetimit, 34 vjeçari ka refuzuar të përfitojë statusin e bashkëpunëtorit dhe për rrjedhim të fitojë mbrojtje të posaçme pasi vazhdon t’i qëndrojë alibisë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ai nuk ka qenë në automjetin prej nga ku u qëllua me kallashnikov.

Por grupi i hetimit i cili e ka bërë gati dosjen për ta kaluar pranë prokurorisë së posaçme Spak, ka prova që e vendosin në pozicion të vështirë 34 vjeçarin. Më kryesoret gjurmë që u vërtetojnë hetuesve se dentisti ka qenë njeri nga tre atentatorët që qëlluan në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte Ndoja, Laho dhe Maloku.

Ky atentat është kryer në kuadër të grupit kriminal shtoi një nga pjesëmarrësit në grup hetimor dhe veç disa pistave nuk përjashtohet edhe ajo e angazhimit të një grupi kriminal në Durrës , që besohet të ketë ‘punësuar” Rrajën.

Ndërkohë prokurorët nuk kanë përfituar asnjë të dhënë me interes për hetimin nga marrja në pyetje e dy shënjestrave të atentatit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho si edhe të shoferit të këtij të fundit, që ishte duke udhëtuar në një mjet të dytë, por që ka këmbëngulur se nuk ka parë asgjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *