• |
ide | kryesore

Edhe Birçe drejt largimit, por problemi është se Flamurtarin nuk e do asnjë

Sport



Dy ndeshje deri në fund të këtij viti katastrofik për Flamurtarin, që pika e marrë me Bylis nuk e nxjerr dot nga situata e që, për të ardhmen, nuk ka ende asgjë të sigurtë, duke filluar nga trajneri. Luan Birce ka drejtuar sërish Flamurtarin edhe në seancën stërvitore, një ditë para ndeshjes me Tiranën, të mërkurën në kryeqytet, pavarësisht se u fol për një largim të tij nga skuadra vlonjate. Tekniku do të vijojë të jetë trainer tek Flamurtari, të paktën edhe në dy ndeshjet e fundit të vitit 2019 dhe ndoshta në janar pritet të shihet se cfarë zhvillimesh do të ketë tek Flamurtari, një skuadër që aktualisht me pikët e grumbulluara duket shumë larg sigurimit të mbijetesës.

Birce, edhe pas barazimit, e ka cuar në mendje largimin nga detyra: mungesa në stërvitjen e të hënës ishte konfirmim i asaj që kalon nëpër mendjen e teknikut vlonjat. Në fakt, nuk është se bëhet fjalë për vendim të drejtuesve të klubit, por në një situatë pa asnjë pagesë e ku vetëm dashuria për fanellën e skuadrës së qytetit të vendlindjes po mban teknikun në pankinë, kthesa e bërë nga Birce lidhet piëkrisht me dëshirën për të mos e lënë Flamurtarin në vështirësi edhe më të madhe.

Flamurtari luan të mërkurën në kryeqytet ndaj Tiranës dhe ditën e dielë pret në Vlorë Teutën, dy sfida mjaft delikate dhe me shkallë të lartë vështirësie. Tek Flamurtari dëshira për të bërë dicka në 180 minutat e fundit është, por në anën tjetër heshtja e të gjithëve për mediat tregon qartë sa shanse ka qe kjo gjë të ndodhë. Pas dy ndeshjeve të fundit të vitit do të mësohet nëse Birce do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës, apo Flamurtari do të mbetet pa alternativa, sepse kështu si është sot, askush nuk do ta marrë drejtimin e kuqezinjve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *