• |
ide | kryesore

Gashi surprizon fansat, ‘Hajdeni në koncert me mua’

Paparazzi, Slider



Gashi është këngëtari me origjinë shqiptare që po arrin sukses të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës falë hiteve të tij.

Ai gjithashtu është tejet miqësor me fansat e tij për të cilët shpesh herë organizon festa apo dhe dhuron bileta koncertesh. Këtë rradhë Gashi ka menduar për ata të cilët nuk kanë shoqërues me vete në koncertin e tij.

Me anë të një postimi në Instagram reperi fton të gjithë personat që nuk kanë shoqerues të takohen me të dhe të shkojnë në koncert së bashku.

“Të gjjithë fansat që do vijnë në shfaqjen time vetëm dhe kanë frikë të qëndrojnë vetëm të më takojnë mua tek autobusi im dhe të vijnë me mua në shfaqje. Jeni me mua. Mos e humbisni shoë-n vetëm sepse keni frikë të rrini vetëm” shkroi Gashi duke lënë të surprizuar shumë persona me këtë gjest



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *