• |
ide | kryesore

Gattuso kërkon përforcime: Napoli hedh sytë nga lojtari i PSG

Sport



Napoli është në kërkim të përforcimeve në shumë pozicione të fushës dhe në këtë këndvështrim është duke parë edhe talentet në kampionatin francez, me sugjerimin e teknikut Genaro Gattuso. Në një mbledhje mes teknikut dhe drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli, në Castel Volturno, të dy kanë përcaktuar strategjitë në prag të dritares së të transferimeve të janarit.

Sikurse raportohet nga Il Mattino, në mesfushë pëlqehet gjithnjë Lucas Torreira i Arsenal, por jo vetëm: në listë janë përfshirë në fakt edhe Sander Berge nga Genk dhe Bubakari Sumare nga Lille. Këtyre emrave mund t’i shtohet edhe një i katërt: ai i Leandro Paredes, ish-organizator i Boca Juniors, Romës dhe Zenit San Petërburg, tani në pronësi të Paris Saint Germain. Dy aspekte, në fakt, do ta bënin komplekse këtë çështje: vlera e kartonit dhe rroga e argjentinasit, të dyja shumë të larta.

Të kaltrit nuk i mbyllin dëshirat me kaq, sepse kërkohet gjithashtu edhe një mbrojtës i majtë, edhe nëse rikuperohet Fauzi Ghoulam, që nuk duket një zgjidhje pas konsultimeve të fundit mes specialistëve. Në rrugën e daljes është Elseid Hysaj, për më tepër, në rast ofertash, për të mos e humbur lojtarin me parametër zero në qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *