• |
ide | kryesore

Guardiola zbulon prapaskenën: “Ëndërrova të shkoj tek Juventus për Zidane”

Sport



Verën e kaluar u përfol pothuaj gjatë gjithë kohës për një kalim në pankinën e Juventus, por prapaskena e treguar nga Pep Guardiola sot në konferencën për shtyp, nuk flet për pak muaj më parë, por vite të tëra më parë, në kohën kur ishte ende futbollist: “Kur u largova nga Barcellona ëndërrova të kaloja tek Juventus për të luajtur me Zidane. E admiroja e do të më kishte pëlqyer të luaja me të, por nuk më rastisi kurrë” ka deklaruar tekniku i Manchester City.

Përgjigjia e Guardiola në konferencën për shtyp afron 1/8 e finales së Champions League kundër Real Madrid të Zinedine Zidane: “Ata kanë më shumë eksperiencë në kompeticion, do të provojmë ta luajmë. Kam besim. E admiroj Zizou e do të jetë bukur ta shoh përsëri”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *