• |
ide | kryesore

Humb jetën në fushë Allegri: dramë në basketboll

Sport



Alessio Allegri, 37 vjec, kapiten i Osl Garbagnate, ka humbur jetën të hënën pasdite për shkak të një infarkti, që pësoi gjatë një ndeshje në Serie C Silver. Allegri, të dielën e 15 dhjetorit, po diskutonte një ndeshje në pallatin e Rho kundër një skuadre të provincës së Bergamos, La Torre di Torre Boldone, kur ngriti krahun lart si një thirrje të fundit për ndihmë e pastaj u rrëzua përdhe.

I dërguar në spitalin Sacco, dukej se basketbollisti e mori veten, por pasdite vonë zemra pushoi së rrahuri. Allegri ishte ylli i basketbollit lombard, i mbiquajtur ‘Koeman’, si ish-mbrojtësi i kombëtares hollandeze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *