• |
ide | kryesore

Kush do ta drejtojë SPAK-un? Tre kandidatët nesër para KLP

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë nesër intervistat me tre kandidatët për kryetar të Strukturës së Posaçme (SPAK).

Procesi i intervistimit me audio dhe video do të nisë në orën 09:30 me Altin Dumanin, për të vijuar më tej me Arben Krajën dhe Edvin Kondilin. Intervistat do të zgjasin 30-45 minuta për secilin kandidat.

NJOFTIMI I KLP: 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (SPAK), njofton se në datën 18.12.2019, në Sallën e mbledhjeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Blvd. “Zogu i I”,do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë.

Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do te zgjasi 30-45 minuta për secilin kandidat.

Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë:

1. Altin Dumani 09:30

2. Arben Kraja 10:15

3. Edvin Kondili 11:00

Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën e njoftuar.

Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit.

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË



4 Comments

  1. KETU JO SPAK POR EDHE SKENDERBEU TE NGJALLET NUK I BENE ME DERMAN KETIJ VENDI .
    AQ ME TEPER QE TE GJITHE KETA TE SPAKUT JANE PJESE E TE NJEJTIT MUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *