• |
ide | kryesore

“Nuk bëj seks me Icardi para ndeshjeve, këshillat e Conte në shtrat, duhet ti provoj” Wanda Nara jep spektakël në emision

Sport



Wanda Nara ka dhënë një intervistë të gjatë për Piero Chiambretti për “#CR4 – La Repubblica delle donne”, në Retequattro. “Nuk e di kush ishte ai që përzuri Icardi: ishte dicka që i shkoi për shtat të gjithëve. Ai shkoi në një skuadër më të mirë e më të rëndësishme – ka thënë bashkëshortja-menaxhere, duke prekur cështje nga më të ndryshmet, përfshirë edhe seksin me Mauron apo këshillat në shtrat të Antonio Conte.

Në lidhje me këshillat seksuale të Antonio Conte. “Nuk di ctë them, duhet ta provoj ta bëj para ndeshjeve, por Mauro është shumë profesional e para se të luaj nuk bën gjë. Vetëm pas ndeshjes, nëse ka shkuar mirë, sepse nëse humbet nuk do as të më shohë”.

Për vitet e kaluar tek Inter: “Kam kujtime të bukura në San Siro nga interistët. E si them gjithnjë, interisti i vërtetë e di që ne kemi qenë gjithnjë nga ana e skuadrës. E kjo zgjedhje për të shkuar në Paris u bë edhe për të mos tradhëtuar zikaltrit. U lamë pa mërira, Mauro shkoi në një klub që nuk mund ti thoshte jo e edhe për Inter shkoi mirë”.

Për sa i përket zërave të merkatos që vitin e ardhshëm e shohin tek Juventus: “Jo, jo. E tashmja e Mauro është në Paris, ndihet mirë aty e po bën gola si gjithnjë. E vetmja gjë që më intereson është lumturia e tij e ai tek Psg është shumë i lumtur”.

Pika e nxehtë sigurisht është mardhënie e Icardi si prind dhe si Maxi Lopez përjeton raportin e tyre, mes Mauro e tre fëmijëve të tij: “Para se gjithash, e theksoj, unë e lashë Maxi, u ktheva në Argjentinë e vetëm pas kësaj nisa historinë me Mauron. Kisha tre fëmijë të vegjël e nuk ishte e lehtë të kthehesha në Argjentinë e tia nisja nga fillimi. Për mua gjetja e një personi si Mauro, që ishte shumë i ri, ishte e rëndësishme: nuk ishte vetëm një zgjedhje për mua, e zgjodhë edhe sepse ai i donte fëmijët e mi”, shpjegoi Wanda duke vazhduar: “I edukoj fëmijët duke kërkuar ti transmetoj personalitet: kam një fëmijë tifoz me Juventus, më të voglin. E ndoshta ti thosha ose të vija një foto do të ishte e pa takt. Djali i madh është interist, edhe para se të njihja Mauro. Nuk mund ti them një fëmije që shkon në shkollë në Milano të mos e veshë një fanellë që të mos bezdiset Lopez. Mendoj se Maxi duhet të jetë krenar që unë zgjodha një njeri që i do fëmijët tanë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *