• |
ide | kryesore

Përgjegjësit për vdekjet nën rrënoja/ 9 emrat që prokuroria do pas hekurave

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas disa javëve hetime, prokuroria e Durrësit kërkon arrestimin e nëntë personave të cilët i bëjnë përgjegjës direkt apo indirekt për shembjet e pallateve në qytetin bregdetar dhe për rrjedhojë vdekjet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku 51 persona humbën jetën.

Prokurorët Edmond Koloshi, Pali Deçolli dhe Madrid Kullolli kërkon vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:

-Arben Isaku (hotel Miramare), i biri i Bashkim dhe i Fatime, i datëlindjes 14.12.1977, lindur dhe banues Lagjen nr.6, Rruga “Bashkimi” Durrës me detyrë Zv. Drejtor i ASHK  Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor veprës penale të “Shpërdormi i detyrës”.

“Isakunë cilësinë e Drejtorit te Aluizni-t Durrës, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve. Nga ana e tij janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në lidhje me administrimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe kualifikimi i objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13,Plazh Durrës në kushtet kur ligji e përjashton nga legalizimi, pasi objekti nuk plotësonte kushtet per legalizim, sepse nuk kishte një akt ekspertimi teknik të rregullt per qëndrueshmërinë  si njeri nga kushtet kryesore te dokumentacionit teknoko-ligjor të legalizimit të objekteve mbi 5 kate,  etj, duke konsumuar kështu elementet e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.” – shkruhet në udhër-ndalimin e prokurorisë.

-Rruzhdi Xheka (hotel Miramare), i biri i Ismail dhe i Shkurte, i datëlindjes 29.05.1940, lindur në Dibër dhe banues Lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor i  veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

“Rruzhdi Xheka ne cilësinë e aplikuesit për leje legalizimi dhe ne cilësinë e pronarit te objektit Hotel Miramare rezulton se ka kryer ndërtimin e nje objekti pa respektuar rregullat dhe normat ligjore  ne fushën e ndërtimit per sa i përket studimit, projektimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit te objektit informal. Nga ana e ndërtuesit nuk është kryer asnjë lloj studimi gjeologjiko-sizmiologjik, nuk është kryer asnjë lloj projekti i konstruksionit dhe objektit 5 ketesh, nuk është mbajtur asnje libër masash mbi punimet e kryera dhe cilësinë e materialeve  te ndërtimit të përdorur, nuk ka te dhëna qe zbatimi i punimeve te jete kryer nga subjekt i licencuar si dhe nuk ka kryer asnjë lloj akti kolaudimi apo ekspertimi teknik lidhur me qëndrueshmërinë. 

Edhe akti teknik i nevojshme për legalizimin e objekti që lidhet me strukturën dhe qëndrueshmërinë është një akt ekspertimi i cili gjendet në fotokopje dhe i dyshuar tërësisht i falsifikuar pasi megjithëse legalizimi eshte kryer ne vitin 2018, personi qe pretendohet se ka hartuar aktin ka ndërruar jete me shume se pese vite para legalizimit te objektit! 

Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Rruxhdi Xheka  lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit ka kryer veprime  me dashjen e tij ate te ndërtimit, krijimit dhe fitimit te nje pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte nje objekt me 5 kate  per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës perderi sa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.

Për këto  arsye  me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi Rruzhdi Xheka  dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.” – shkruhet në udhër-ndalimin e prokurorisë.

-Klajdi Lame (lokali Barons), i biri i Sabriu dhe i Makbule, i datëlindjes 01.04.1987, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e Inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Klajdi Lame, në cilësinë e Inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës nuk ka ndjekur dhe konstatuar punimet për ndërtimin e paligjshëm të kryera nga shtetasi Artur Terziu, i cili më parë kishte marrë një autorizim të datës 18.08.2014, për të kryer punime mirëmbajtje të apartamentit.  Për këto veprime dyshohet se shtetasi Klajdi Lame, me detyrë Inspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.” – shkruhet në udhër-ndalimin e prokurorisë.

Albrend Qetka (lokali Barons), i biri i  Isuf dhe i Selbë, i datëlindjes 07.07.1984, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it,  Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Albrend Qetka si njeri prej  personave  që kryen  funksione publike, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve. Ekzistojnë  dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it,  Durrës, ka kryer veprime për të legalizuar më datë 17.05.2016 objektin në kundërshtim me ligjin, i cili dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni  248 të Kodit Penal.

Ne deklarimin e tij ky shtetas ka sqaruar se:  Në  vitin  2016 ka qene specialist matje ne terren dega Aluiznit Shijak  dhe sqaron se pasi printohet planimetria dixhitale është e detyrueshme qe te nënshkruhet nga njeri nga dy specialisti qe ka bere matjet ne terren ne vendin përkatës “përditësoi”. Duke pare praktiken e ZRVPP  pikërisht planimetrine dixhitale të katit përdhe te shtesës 26m2 ai sqaron se ka qen ai për te bere matjet ne atë vend përderisa  është nënshkruar nga vete ai ne këtë planimetri por nuk mban mend se me ke ka qene për te bere matjet  te ky objekt. Ndërkohë qe skica e matjeve ne terren siç përmendet me sipër është ne emer te dy personave te tjerë!” – shkruhet në udhër-ndalimin e prokurorisë.

Defrim Celami (lokali Barons), i biri i Kadri dhe i Aishe, i datëlindjes 29.06.19810.02.19675, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka kryer aktin e ekspertimit teknik, dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni  248 të Kodit Penal. Ai ka sqaruar se, nuk ka dijeni se si eshte lidhur me shtetasin Artur Terziu por mban mend se kishte bere diçka te vogël, pikërisht nje akt ekspertimi por ai vete nuk i thoshte dot akt ekspertimi por nje vete deklarim për punimet te bere nga ana e tyre dhe e nënshkruar nga ana e tij si ekspert teknik. Për ketë ai mban mend se ka ardhur ne Durrës pasi e kan sjelle po te lokali ku ishte dhe ka marr disa te dhëna me shkrim dhe me pas është larguar nga aty dhe ka bere ketë akt ekspertimi dhe pas disa ditësh ka takuar dike ne Tirane (nuk mban mend) dhe ja ka dhëne aktin. Për ketë shërbim ai sqaron se nuk ka marre asnjë lek.” – shkruhet në udhër-ndalimin e prokurorisë.

Nevjana Isufi (ndërtesa e familjes Lala), e bja e Hysenit dhe e Fatime, e datëlindjes 27.08.1974, lindur dhe banuese në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, e dyshuar si autor e  veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

“Objekti katër katesh “Vila Lala” i cili ndodhet në lagjen nr. 18/1, në rrugën “Mihal Rama”  Durrës, është ndërtuar nga shtetasi Rasim Shehu, i cili ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes Lala, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit kanë pësuar vdekjen shtetasve Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala.

Pas kryerjes se procedurës se legalizimit te objektit dhe nevojës per regjistrimin e tij, nga ana e shtetases Nevjana Isufi me profesion Arkitekte dhe aktualisht eshte drejtuese ligjore e shoqerise J&F Architectural Designer SHPK, ka firmosur ne emer te shtetasit Vasil Gjoni me detyre Inxhinier lidhur me plan rilevimin ee baneses dhe planvendosjes se saj.E pyetur lidhur me kete fakt ajo ka deklaruar se ka firmosur ne emer te studios. 

Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e  hartuesit te “Planit te rilevimit”  date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te  Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi  te falsifikuar dhe duke  kryer ne këto kushte veprën penale te  “Falsifikimi i dokumenteve”.” – shkruhet në udhër-ndalimin e prokurorisë.

Kujtim Hasa (Shtëpia e Pushimit e Ministrisë se Brendshme ,Kavalishenca), i biri i Asllan dhe i Feride, i datëlindjes 06.02.1966, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, e dyshuar si autor e veprës penale “Vrasja me dashje”.

“Ne Objektin e  emërtuar “Kavalishenca” i cili ndodhet në lagjen nr. 13,  Durrës, rezulton se  është ndërtuar me leje ndërtimi një pjesë e ndërtimit  gjatë viteve 2007-2008, ku si pasojë e lëkundjeve të tërmetit ka pësuar vdekjen shtetasi Bujar Hajdarmetaj. 

Rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Kujtim Hasa, në cilësinë e Shefit të shërbimeve të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, i cili kishte dijeni për konstatimin e eksperteve  se duhej marre masa provizore e mosqendrimit ne ambientet e  Shtëpisë se Pushimit  për shkak të dëmtimit qe kishte shkaktuar tërmeti i datës 21.09.2019, është lejuar hyrja dhe qëndrimi në këto ambiente i shtetasve te ndryshëm.

Nga lejimi i strehimit në ambientet e  Shtëpisë së Pushimit  edhe per shkak te lekundejeve te termetit te datës 26.11.2019  në objektin për te cilin nga ana e inxhiniereve dhe arkitekteve ishte rekomanduar mos përdorimi i tij,ka ardhur  si pasojë vdekja e shtetasit Bujar Hajdarmataj, duke  kryer në këtë mënyrë  elementët e veprës penale “Vrasja me dashje” parashikuar nga neni  76 të Kodit Penal në ngarkim të të dyshuarit Kujtim Hasa.” – shkruhet në udhër-ndalimin e prokurorisë.

Ahmet Doda (Shtëpia e Pushimit e Ministrisë se Brendshme ,Kavalishenca), i biri i Hazis dhe i Emine, i datëlindjes 14.03.1967, lindur në Librazhd dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i  veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”.

“Ahmet Doda, në cilësinë e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, nuk ka marre masa  drejtuese dhe organizative per  nxjerrjen e urdhërave dhe udhëzimeve mbi respektimin rekomandimeve me shkrim te “Akti konstatimit te situates pas termetit” date 26.09.2019 , te hartuar nga  nga ana e inxhinierëve te Bashkise Durres, duke sugjeruar  si mase provizore per mosqendrimin ne keto ambiente. 

Sidoqoftë nga verifikimet e kryera nga ana e policisë Gjyqësore, rezulton se pas marrjes së akt konstatimit të inxhinierëve, i dyshuari Ahmet Doda ka ngritur nje grup pune duke ngarkuar Pergjegjesin e sektorit të  Sherbimeve, të dyshuarin  Kujtim Hasa, si dhe dy kujdestaret e Hotelit nr.4, të Shtëpisë së Pushimit të MB Durrës, në lidhje me verifikim e dëmëve dhe pasojave të konstatuara nga akti i konstatimit të inxhiniereve.

Nisur nga sa me sipër dhe bazuar ne faktet dhe provat e administruara  rezulton se me  mos veprimet e tij shtetasi Ahmet Doda, dyshohet se  ka konsumuar  elementët e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”. – shkruhet në udhër-ndalimin e prokurorisë.

Avdulla Osmani (hotel Tropikal), i biri i Rustem dhe i Ilma, i datëlindjes 28.11.1958, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor i  veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

“Avdulla Osmani ka ndërtuar nje  Objekti Hotel “Tropikal”, ndodhet në lagjen 13 Plazh, Bashkia Durrës, objekt i cili është ndërtuar dhe ka shërbyer si banes, shërbime hotelerie si dhe aktivitete tregtar kati i pare, te regjistruar ne emrin e subjektit “Dule Shpk”.

Si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, nga shembja e kësaj godine kanë gjetur vdekjen dy shtetas kosovar (dy vëllezër, vëllezërit Shemsedin Abazi  dhe Isan Abazi), si dhe kane pesuar dëmtime te renda pronari Avdulla Osmani dhe bashkëshortja se tij, te cilët aktualisht janë në Spitalin e Traumës Tirane, ish spitali ushtarake.

Ndërtimi është realizuar pa studim gjeologjiko-sizmik, pa projekt konstruksioni dhe objekti ne tërësi, pa mbikëqyrje punimesh, pa zbatim te ndonjë projekti konkret te punimeve dhe me materiale ndërtimi te pa njohura lidhur me cilësinë e tyre, por  per efekte te marrjes se lejes se ndërtimit dhe  legalizimit, projekti  është bere mbas realizimit te ndërtimit sipas nenit 77 te ligjit nr 8405 date 17.09.1998 dhe per te përfituar nga kjo hapësire ligjore është siguruar ne dosje nje vërtetim sikur ndërtimi është bere ne vitin 1994 ndërsa per efekt te legalizimit jane mbajtur akte ne vitin 2005 dhe 2006.

Si subjekte për ndërtimin e objektit  shtetasi Avdulla Osmani  ka bere nje akt marrëveshje me  Subjektin “ED-GEST” por  ndërtimi, por objekti nuk është ndërtuar nga ky subjekt, megjithëse pranohet  nënshkrimi i  marrëveshjen me  investitorin per te ndërtuar objektin.

Akti i kolaudimit është i vetëm nga ana sipërfaqësore, akt i cili është i domosdoshëm per aplikimin e investitorit per te marre lejen dhe jo per kolaudimin e objektit me imtësi lidhur me qëndrueshmërinë.

Nga ana e ndërtuesit njëkohësisht edhe  investitori i cili  ka ndërtuar pa leje objektin, duke shfrytëzuar hapësirën ligjore e ka legalizuar objektin  dhe pas saj sërish ka kryer ndërtim shtese  për te cilin ka aplikuar për leje legalizim por nje kat shtese por i cili nuk është legalizuar.

Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Avdulla Osmani   lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit, të kryer me dashjen e tij atë te ndërtimit, krijimit  te një pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte një objekt me lartësi me 5 kate dhe me pas edhe nje kat shtese per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës përderisa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.

Për këto  arsye  me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi Avdulla Osmani  dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese.” – shkruhet në udhër-ndalimin e prokurorisë.

Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, në 03:54 më 26 nëntor 2019. Dridhja u ndje në Tiranë, si dhe në vende aq larg sa Toranto dhe Beogradi, rreth 370 kilometra në verilindje të epiqendrës. Në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3,000 vetë u plagosën. Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.

Deri në datën 1 dhjetor 2019 ndodhën 1,300 pasgoditje.

Një ditë kombëtare zie u shpall në Shqipëri dhe në Kosovën fqinje, nga ku edhe ishin dy prej viktimave. Gjendja e emergjencës është vendosur për Durrësin dhe Tiranën.

©LAPSI.AL 



5 Comments

  1. Paradoksi me i madh eshte se ndertimet pa leje vazhdojne akoma edhe me shume me bekimin e policise . Ne bashkite e vogla dhe ne te gjitha zonat rurale te bashkive e tjera vazhdon puna . Vendimemarresa jane arkitektet me uniforme policie . te dhjefsha mu ne shtet e mu ne kete vend idiotesh . Nuk behet me ky vend , ketu drejtojne injorantet dhe hajdutet . KÇK edhte vete shteti .

  2. pergjegjes esht edvin vangjush gramoz fatmir qelbesir ruq xhaf ramaaaaaaaa.pra ter funderrinat e stalinit e milladinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *