• |
ide | kryesore

“Sirigu, bëj një foto me mua”, portieri i Torinos pranon, por “mbulo stemën e Juventus”

Sport



Një foto, kur flitet për futbollistët, nuk i mohoet askujt, por me kushte të përcaktuara. Di dicka për këtë një tifoze e re e Juventus që, pasi takoi portierin e Torinos Sirigu, në shoqëri të një mikeshe, ka dashur ta mbajë mend momentin me një foto për ta postuar në Instagram, por më parë i është dashur të mbulojë stemën e bardhezinjve në kapucin e saj. Një kompromis i mirë, duke qenë se takimi i dy shoqeve me portierin e Torinos e Kombëtares përfundoi menjëherë duke u bërë popullor në rrjetet sociale.

“Sirigu që më bën të mbuloj stemën e Juventus e të bën të heqësh kapelen. E bëmë foton vetëm sepse je gjithnjë portieri i Italisë“, ka shkruar me shaka vajza mbi foton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *