• |
ide | kryesore

Telushi i lë fiksimin derbi tifozëve të Partizanit dhe zbulon të ardhmen e Asanit

F1, Sport



Partizani duhet të përballet me momentin më të vështirë të sezonit: kurrë më parë nuk vinte nga dy humbje radhazi dhe për më tepër duhet ta bëjë edhe pa trajner në pankinë e me drejtorin e Akademisë Genc Tomorri në pankinë. Tani, kundër Teutës në Niko Dovana reagimi do të jetë i gjithi nga lojtarët, sepse më tepër se një cështje taktike, me kaq pak kohë në dispozicion, është më tepër psikologjike: “Nuk është një moment i lehtë – tha në konferencë për shtyp Bruno Telushi – por të mos e bëjmë më të vështirë seç duhet. Janë dy humbje radhazi që Partizani kishte kohë që nuk i kishte provuar. Dinte të reagonte menjëherë mbas një humbje. Ky është një moment që ne të tregojmë veten sa të fortë jemi në grup dhe si ekip”.

Mesfushori, që rikthehet në dispozicion të skuadrës pas skualifikimit në derbi, i ka lënë një fiksim tifozëve të kuq me mungesën e tij në sfidën e humbur kundër Tiranës: “Mendoj që edhe me mua mund të dilte ndeshja dhe ashtu, sepse ca gjëra janë dhe të shkruara – vazhdoi vlonjati -, por nëse do të isha unë në derbi do të isha maksimumin tim. E njoh pak a shumë derbin, kjo është e gjitha”.

Në fund, një zbulim merkato për janarin, që nuk do ti shkojë për shtat tifozëve. Jasir Asani, do të largohet nga Partizani, edhe pse vlera e lojtarit nuk është ajo që kishte në sezonin e kaluar, kur ishte një nga pikat kyce të formacionit të Skënder Gegës. Mesfushori Telushi ka pranuar në konferencë për shtyp se këto do të jenë dy ndeshjet e fundit të numrit 10 me fanellën e të kuqve: “Po është e vërtetë Asani në janar shkon në një ekip të huaj. Vlerat kanë qenë domethënëse dhe e ndihmojnë ekipin. Në grup ka dhe lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë. Grupi më i rëndësishëm se individi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *