• |
ide | kryesore

Barcellona-Real Madrid: El Clasico ‘i blinduar’ e i paprecedentë në histori

Sport



Më një muaj e gjysëm vonesë, por është mbrëmja e Barcellona-Real Madrid. El Clasico numër 276 duhetj të luhej në 26 tetor por është shtyrë për shkak të tensionit në Katalonjë (protesta e incidente si pasojë e dënimit të nëntë separatistëve katalanas), gjë që në fakt nuk është shuar. Tensioni mbetet i lartë, e tregojnë masat special të sigurisë që janë parashikuar: 4 mijë agjentë të rreshtuar, skuadrat në të njëjtin hotel, shumë pranë stadiumit, të dyja do ti drejtohen Camp Nou në të njëjtit moment (dy orë para) në mënyrë që forcat e rendit të ruajnë vetëm një udhëtim.

Fillimisht ishte menduar të ndryshohej kalendari, duke luajtur vajtjen në Camp Nou, hipotezë e refuzuar nga Real. Në këtë pikë u mendua të zgjidhej dhjetori si data e ndeshjes, edhe pse la Liga do të kishte preferuar të shtunën në datën 7 për cështje televizive, por në fund ka fituar variant i ndeshjes së mesjavës: sonte në fushë në orën 20.00.

Një ndeshje delicate si për motivet politike ashtu dhe për cështjen titull, duke qenë se katalanasit e madrilenët janë të ngjitur në renditje në krye me 35 pikë: kush fiton mund ti japë vetes një shkëputje të lehtë e kampionatit një sinjal. E megjithatë, mes taktikave paraprake e nevojës për të ulur tensionin, të dy trajnerët janë shfaqur me tone të buta në konferencë për shtyp. “Njerëzit duan të shohin vetëm një ndeshje futbolli, pjesa tjetër nuk më intereson. E duhet të flas vetëm për topin, profesioni im ma imponon këtë. Jetojmë për të luajtur ndeshje të tilla” tha Zidane. “Futbolli duhet të bashkojë, jo të ndajë. Ne mendojmë vetëm për 90′ e fushës” qendron në të njëjtën linjë Valverde.

Nga pikëpamja teknike e taktike, Barça e Real vijnë në gjendje të shkëlqyer psikofizike: vendasit janë gati të rreshtojnë tridhëmbëshin Messi-Suarez-Griezmann, miqtë do të besojnë tek Benzema, autor i golit të barazimit në Mestalla të dielën, i mbështetur nga Bale e Isco.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *