• |
ide | kryesore

“Goditeshim me shkelma dhe vazhdonte loja”, Cungu e ka me arbitrin dhe Bylis

Sport



Një humbje që nuk duhej, por që erdhi 10 minuta nga fundi, në një episod të vecuar të ndeshjes mes Bylis dhe Lacit, ku Goxha fiksoi rezultatin 1-0 që e bën skuadrën e Dovedan të ndjekë Kukësin në renditje. Dorëzohet Laci, por Cungu e ka të qartë se cfarë vendosi: loja e ashpër e kundërshtarëve dhe gjeneroziteti i arbitrit: “E kisha parasysh. Ekipi ynë ka më tepër cilësi, por u penalizuam me kartona, kjo na bëri të tërhiqeshim – shpjegoi tekniku i kurbinasve -. Jam dakord që futbolli është sport burrash, por ka rregulla. Këto rregulla nuk u zbatuan. Nuabueze kaloi lojtarin kundërshtar, iu bë faull dhe s’u dha fare karton. Gjithësesi, i lumtë kundërshtarit! Edhe arbitrat janë nën trysni. Njësoj si ne dhe lojtarët”.

Cungut nuk i del inati me arbitrin, që sipas shkodranit vendosi shumë në ndeshje: “E them troç kishte momente që arbitri duhej të ndërhynte për të mos lënë këtë lojë të tillë. Disa herë lojtarët tanë goditeshin shkelma dhe duhej të hidheshin për të shmangur goditjet”, përfundoi tekniku i Laçit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *