• |
ide | kryesore

Kthesë e fortë në negociatat për qeverinë e re të Kosovës

Lajme, Të fundit

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka dalë kategorikisht kundër kërkesave të LDK-së që u miratuan në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj të fundit. Ishte Kryetari i LDK-së Isa Mustafa që kërkoi që pjesë e marrëveshjes me VV-në të jenë të gjitha postet shtetërore. Por Haxhiu e Vetëvendosjes del kundër këtij qëndrimi.


“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre. Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit” – shkruan Haxhiu.


LDK dhe VV janë në bisedime për krijimin e një koalicioni qeverisës që prej mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Vetëvendosje përafroi programin qeverisës me LDK-në, por problemet dolën kur filluan për ndarjet e posteve. LDK kërkoi që ta ketë ajo propozimin për postin e presidentit më 2021, ndërsa Vetëvendosje nuk e ka pranuar duke kërkuar që marrëveshja për propozim të jetë konsensuale.

5 Comments

  1. O shqiptare, nguleni pergjithmone ne mendje se kushdo udheheqes i yni qe deshiron qe te punoje per interesat e vendit dhe popullit, nuk do te lejohet qe te vije ne pushtet ne asnje menyre. Per te ardhur ne pushtet ne Shqiperi dhe Kosove, si parakushte duhet qe; te jesh agjent, te jesh i korruptueshem, te kesh vese, te jesh imoral, te kesh dosje hajnie, ne shba dhe be. ALBIN KURTI, dhe cdo shqiptar tjeter i ndershem, nuk do te vije kurre ne pushtet sepse nuk e lejon sistemi masono-satanik.

  2. Beja naften shko ne zgjedhje.
    Ske qene ndonjehere ne qeveri
    Populli do te te votoje prap shko ne zgjedhje.Mos e zgjat kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu