• |
ide | kryesore

Liverpool i rrëmben talentin Salzburg, përmes klauzolës së zbuluar

Sport



Mbeten për tu kryer vetëm vizitat mjekësore para se Takumi Minamino të transferohet për 7.25 milionë paundë te Liverpool. Në qoftë se nuk ka ndonjë problem me këtë ekzaminim mjekësor, mesfushori i Red Bull Salzburg do të bashkohet me Reds kur dritarja e transferimit të hapet në 1 janar dhe mund të bëjë debutimin e tij për skuadrën e Merseyside gjatë ndeshjes së raundit të tretë të FA Cup në shtëpi kundër Everton, gjatë derbit, katër ditë më vonë.

Liverpool beson se ka bërë një goditje të mirë duke blerë shërbimet e ndërkombëtarit japonez 24-vjeçar, pasi përfituan nga klauzola e tij e lirimit në kontratën e lojtarit me Salzburg. Për Minamino u interesuan një mori klubesh në të gjithë Evropën: Manchester United bënte pjesë në këtë listë, por marrëdhënia e fortë e Reds me Salzburg, e kombinuar me zbulimin e kësaj klauzole, i vendosi ata në “pole position”.

Burime pranë klubit anglez presin që Minamino të luajë një rol të rëndësishëm në gjysmën e dytë të sezonit ndërkohë që skuadra e Jürgen Klopp po lufton për të fituar Premier League dhe të ruajë trofeun e fituar vitin e kaluar në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *