• |
ide | kryesore

“Një muaj më parë ishim kot, tani sfidojmë Juventus”, Igli Tare nuk kursen askënd

F1, Sport



Seria e rezultateve pozitive radhazi e ka ngjitur Lazio vetëm tre pikë nga Inter e Juventus, duke i futur faktikisht bardhekaltrit në garën titull. “E të mendosh se deri një muaj e gjysëm më parë ishim të thyer e duhet të shkonim të gjithë në shtëpi. Rikuperimi ndaj Cagliari konfirmon se jetojmë në një qytet ku mjafton pak për ta kaluar nga ferri në parajsë” ishin fjalët e drejtorit sportive të Lazio Igli Tare që në festën e Krishtlindjes të klubit nuk ngurron të bëjë disa gjëra të qarta.

Drejtori sportiv shqiptar, me rastin e eventit, ka folur kështu për momentin bardhekaltër: “Duhet shijuar me entuziazmin e duhur që po jetojmë në këtë periudhë, një moment i bukur e magjik: duhet vlerësuar por edhe kuptuar që rruga është e gjatë”. Tare nuk i largohet debatit titull, por me kushtet e duhura: “Më pëlqen të jem entuziast e të them se nuk duhet të kemi frikë të luftojmë për të fituar kampionatin, por duhet të jemi po aq të kujdesshëm, skuadrat e tjera janë ndërtuar në mënyrë ndryshe e duhet të qendrojmë me këmbë në tokë”.

Ka sidoqoftë vend edhe për ndonjë keqardhje: “Eleminimi nga Europa League, kemi dalë jashtë për gabimet tona”. Grupi është megjithatë i fortë: “Nuk lindi sot, po e ndërtojmë prej kohësh. Me Cagliari është parë edhe ai shpirt që mungonte prej pak kohe. Tani sfidojmë Juventus në Superkupën italiane: do ta luajmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *