• |
ide | kryesore

Pas 30 vitesh, këngëtarja shqiptare rikthehet në ‘Festivalin e Këngës’

Paparazzi, Slider



Në fillim të dhjetorit, në një interviste për “Aperitiv Fest”, përpos artisteve te hauj që do të performojnë në netët gjysmëfinale dhe finalen e madhe, Alketa Vejsiu theksoi se “nuk do të mungojnë as emrat që kanë bërë histori në ‘Festivalin e Këngës’.” Deri tani është zbuluar vetëm një emër.

Në një postim në Instagram, Lindita Theodori shkroi se po përgatitet për “Festivalin e 58 të Këngës”. Ajo shfaqet në shoqërinë e stilistes Miranda Dupi Theodori do të ngjitet sërish në skenën e Festivalit në të cilin mori famë 47 vite më parë, me këngën “Kafe Flora (plot me burra)”. Që prej 1972-shit, Lindita ishte e pranishme pothuajse përvit në “Festivalin e Këngës”, deri në vitin 1989 me “Eja më kërko”.

Prej vitesh, artistja jeton në Londër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *