• |
ide | kryesore

Ruçi mërzitet me ministrat: Mjaft bëtë muhabet, ose do ju nxjerr jashtë

Lajme, Të fundit

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi u ka tërhequr vëmendjen ministrave të cilët ishin përfshirë në muhabete personale. Ruçi u ka kërkuar të heshtin pasi po miratohej buxheti i shtetit, ndërsa i ka kërcënuar me pezullim të seancës.

“Ju lutem dhe njëherë zotërinj ministra, do pezulloj seancën vetëm për juve. Miratohet buxheti i shtetit. S’keni ardhur për muhabete këtu”, – u tërhoqi vëmendjen kreu i Kuvendit.


Në një moment nga maxhoranca është kërkuar një ndërhyrje dhe një saktësim, por Ruçi ka pasur sërish kritika.

“E saktësonit kur prutë materialin jo këtu, dakord ë se s’keni bërë kërkesë. E pra. I shkruani gjërat para se t’i bini”, – tha Ruçi.

Por mesa duket seanca parlamentare e ditës së sotme, e ka lodhur disi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, i cili ngatërroi edhe Arben Ahmetajn me Arben Malajn.

“Faleminderit z. Malaj!”– tha Ruçi, pas fjalimit të Arben Ahmetajt për dëmet nga tërmeti.

“Është Ahmetaj!” – e korrigjuan nga salla.

“Ka edhe kështu nga lodhja!” – ua ktheu kryeparlamentari.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu