• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gruaja shokohet në bankë pasi gjeti në llogarinë e saj 37 milionë dollarë

Syri i Lapsit



Imagjinoni veten: Zgjoheni, shkoni për të tërhequr para në një bankomat dhe zbuloni se befasisht jeni një multi-milioner. Mund të tingëllojë si një histori e trilluar, por është diçka që në të vërtetë i ka ndodhur një gruaje në Teksas, shkruan “Telegrafi”.

Fatkeqësisht, paratë nuk ishin në të vërtetë të saj – edhe pse ajo fillimisht mbeti e shokuar me atë që pa. Sipas mediave lokale, Ruth Balloon shkoi për të tërhequr para dhe për të kontrolluar gjendjen e llogarisë së saj dhe zbuloi atë që as në ëndërr nuk do ta shihte.

Në xhirollogarinë e saj kishte më shumë se 37 milionë dollarë. Pas kësaj, ajo i kishte treguar burrit të saj, i cili më pas thirri bankën për të raportuar rastin. Stafi atje kërkoi falje për gabimin dhe shpejt i tërhoqi paratë. Por jo para se Balloon të arrinte të bënte një fotografi me llogarinë e saj të përkohshme.

Dhe ajo ka gjetur kohë edhe për të bërë shaka duke thënë se donte që njerëzit të shihnin se ajo dikur ishte milionere. Ajo gjithashtu ka thënë për mediat se nëse do t’i mbante paratë, do t’i dhuronte një pjesë të saj për bamirësi, kishën e saj dhe do të investonte në pasuri të paluajtshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *