• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi merr me ‘ligj’ vendin e parë: Shkurtaj e Rroca pushtojnë ‘kalanë’ e Shkodrës

Sport, Video



Kukësi nis arratinë me një provë forcë në një fushë ku shumë pak kanë dalë fitues. Tre pikë avantazh ndaj vendit të dytë kanë kuksianët dhe ai nuk është asnjë nga rivalët e mëdhenj, por Bylis, që e bën edhe më optimiste renditjen e verilindorëve. Shpëtim Duro del fitues me golat e Shkurtaj dhe Rrocës, që neutralizuan golin e ngushtimit të rezultatit nga Krymi: “Ishte me shumë vlerë ky trepikësh, pasi jemi në rritje. Kjo ndërprerje na prishi punë por, dhe na kënaqi me rezultatet. I druhemi vetëm Kukësit, asnjë skuadër tjetër” theksoi Rroca.

Impakt më i mirë me ndeshjen për ekipin e drejtuar nga Duro, që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 8’ me Rrocën. Reagimi i shkodranëve ishte i kuptueshëm pas këtij goli, por kuqeblutë e kishin të pamundur të depërtonin në mbrojtjen e verilindorëve, të paktën deri në përfundim të pjesës së parë.

Shkurtaj realizoi golin e dytë për Kukësin, duke vënë në siguri rezultatin pas një pasimi të marrë nga Rroca në minutën e 52’. “Duhet të shkonin 2-0 ose 3-0 që pjesën e parë, skuadra ka luajtur shumë mire – u shpreh tekniku i Kukësi Duro -. Duhet të ishim më të qetë gjatë ndeshjes, por edhe këto fitoret kështu, kanë bukurinë e vetë”.

Krymi realizoi për Vllazninë në minutën e 73’, duke i dhënë shpresë shkodranëve për të kërkuar edhe golin e barazimit, por pa sukses, pasi Kukësi u mbrojt shumë mirë. Me këtë fitore Kukësi renditet në vendin e parë me 30 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e 6-të me 23 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *