• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni kërcimin e Cristiano Ronaldos: edhe Jordan do ta kishte zili

Sport, Video



Juventus është mësuar të ketë në tabelën e shënuesve Cristiano Ronaldo, por ajo që shënoi portugezi, në ndeshjet që po luhet kundër Sampdorias, është më shumë një spektakël që shihet vetëm në parketet e NBA. Nuk është se CR7 përdori duart, aspak, por kërcimi i jashtzakonshëm i 34 vjecarit do të kishte bërë xheloz edhe një ekspert të ajrit si Michael Jordan.

Në minutën e 45 të sfidës në Marassi, me rezultatin 1-1, Cristiano Ronaldo ka kërcyer mbi mbrojtësin, që nuk e ka kuptuar cfarë po i vinte nga lart. Foto tregon qartë lartësinë e arritur në hedhje nga portugezi, që pastaj me kokë mposht Auderon. Por është e qartë më shumë se për golin me kokë, CR7 i ka magjepsuar të gjithë me kërcimin…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *