• |
ide | kryesore

Charlize Theron flet për vajzën e saj transgjinore

Paparazzi, Slider



E ftuar për të folur rreth problematikave të LGBTQ+ për Pride Source, aktorja ndaloi tek vajza e saj e adoptuar transgjinore.

Jackson është 7-vjeç dhe Theron u shpreh se ky proces është i ri për të gjithë ne.

“Historia e vajzës sime, është e saj. Nëse një ditë ajo do të zgjedhë ta tregojë, do ta bëjë. Charlize vijoi më tej duke thënë se vendosi ta bëjë publike tranzicionin nëpër të cilin e bija po kalon sepse do që bota ta dijë vendimin e saj.

“Ndjej që unë si nënë, e kam shumë të rëndësishëm faktin që bota ta dijë që do ta vlerësoja shumë nëse një ditë do të përdornin epitetin e duhur për të. Eshtë më e vështirë për ne të shohim sesi njerëzit shkruajnë për të duke vendosur emra të gabuar. Madje, edhe unë po flas për të në media duke përdorur termin e gabuar. Kjo e lëndoi shumë atë. Nuk dua të jem ajo nënë dhe prandaj thashë atë që thashë disa kohë më parë.”

Gjatë një interviste të dhënë këtë verë, aktorja tha se e bija, Jackson, vite më parë i thoshte shpesh se ” ishte djalë”.

Gjithsesi, Theron ishte shumë e qartë kur tha se do të jetë 100% mbështetëse ndaj fëmijëve të saj, pavarësisht vendimeve që marrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *