• |
ide | kryesore

Dua Lipa e ftuar te Jimmy Fallon, tregon për koncertin e parë (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Në The Tonight Show Starring  Jimmy Fallon, Dua Lipa tregoi për periudhën kur jetoi në Kosovë, nga 11 deri në 15 vjeç.

Asokohe, Dua, si shumë adoleshentë dhe të rinj në Kosovë e Shqipëri, ishte e fiksuar me muzikën hip-hop. “Nuk vinin shumë artistë për të performuar në Kosovë. Jo aq sa do të doja unë. Është interesant fakti që hera ime e parë në një koncert ishte te koncerti i Method Man & Redman.”

Grupi i reperëve, të përbërë nga Method Man dhe Redman, si çdo grup tjetër i muzikës rep, dallohet për gjuhën e rrugës. Ata erdhën për të performuar live në Kosovë në 2009-n. Habisë së Jimmy Fallon për faktin që një 13-vjeçare shkon në koncert hip-hopi, Dua i përgjigjet kështu: “Faktikisht, në Kosovë, njerëzit [asokohe] dëgjonin vetëm hip-hop. Ishte shumë i përhapur.”

Koncerti i radhës ku shkoi Dua Lipa ishte ai i 50 Cent, i cili po ashtu performoi live në Kosovë 10 vite më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=gsrakIxmHEY&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *