• |
ide | kryesore

Flet sizmologu: Pse u ndje aq fort tërmeti i pasdites së të enjtes

Lajme, Të fundit

Sizmologu Rrapo Ormeni edhe qetëson qytetarët se nuk ka vend për panik, pas lëkundjeve që u regjistruan këtë pasdite në orën 17:03. Në një lidhje direkte në emisionin Opinion, ai tha se regjistrimet e IGJEUM tregojnë se magnituda ishte 4.3 me epiqendër 9 km në veri të Durrësit.


“Po përdoren shumë aplikacione dhe po merren informacione edhe nga interneti. IGJEUM ka regjistruar një tërmet, që është në serinë e tërmetit të 26 nëntorit Me një thellësi 30 km dhe magnitudë 4.3.  Ndjeshmëria lidhet edhe me zgjatshmërinë. Kishte një zgjatshmëri më të madhe nga pas goditjet e tjera.


Ishte një normalitet, deri tani janë regjistruar mbi 2000 pas goditje. Mbi 27 prej tyre janë më magnitudë mbi 4. Kjo magnitudë është normale. Këto lëkundje po vijnë duke u zvogëluar në shpeshtësi, por edhe si magnitudë. Nuk duhet t’i përdorim shumë aplikacionet, duhet të shohin faqen IGJEUM. Ajo që përdorim ne është mangituda lokale, që është me e sakta” – tha sizmologu. /opinion.al

1 Comment

  1. Plakush, dikush nga stafi juaj tha se nga termeti i 26 Nentorit keni rregjistruar vetem 15 sekonda (mos me pak) ngaqe ju iken dritat dhe s’kishit UPS (bateri) per pajisjet! Termeti ngelet termet si te faqja juaj dhe tek te tjeret, keshtu qe mos e ki hallin cfare faqe vizitojne por na thuaj a mos ndikojne shpimet per nafte apo gaz ne det ne keto lekundje pa fund se eshte bere gjithe Shqiperia tani si Zharreza. Naten e mire dhe per sot xhaxha ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu