• |
ide | kryesore

Hipokrizia për suksesin e ngritjes së SPAK

-Instant, 2, Ide



Një entusiazëm hipokrit dhe një gëzim i shtirë po shoqëron ngritjen e institucionit, që prej tre vitesh e gjysëm na e kanë shitur si gurin e themelit për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri: SPAK.

Presidenti i Republikës i organizoi një ceremoni madhështore trupës së sakatuar të prokurorëve që u betua sot para tij. Ambasada Amerikane nxitoi të përshëndesë hyrjen e demokracisë në një shkallë të re, që i jep fund pandëshkueshmërisë. Luigi Soreca, nënvizoi një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të reformës në drejtësi.

Kulmi arriti me deklaratën e PD-së, e cila megjithëse dihet se ç’mendon për telendisjen e kësaj reforme, nën kompleksin e propagandës së kundërshtarëve që e akuzojnë se i trembet SPAK-ut, u detyrua ta përshëndesë atë si një shanc real për të kuftuar korrupsionin në nivel të lartë dhe krimin e organizuar.

Pra, ceremonia e ngritjes së SPAK po u shitet sot shqiptarëve nga të gjitha anët si historia e një suksesi të paravendosur.

Por a është kështu?

Qoftë po të shohësh peripecitë për ngritjen e këtj institucioni, qoftë po të hamendësosh për atë ç’ka e pret në të ardhmen, është e vështirë të besosh tek kjo përrallë.

Le t’i marrim me radhë.

Sipas dispozitave kalimtare kushtetuese, të miratuara në verën e vitit 2016, SPAK duhej të qe gati brenda shkurtit të 2017, ose dy muaj pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pra, që në këtë pikë, ai është me dy vjet e gjysëm vonesë.

Kush e prodhoi këtë zvarritje?

Të jemi të sigurtë: fajtorë për të nuk janë as fryma e shenjtë dhe as ndonjë fatkeqësi natyrore. Ajo lidhet drejtpërdrejt me njerëzit dhe me ata që pilotuan reformën në drejtësi. Qe pikërisht ky vullnet njerëzor që i shndërroi në karagjozë dy ish ambasadorët Lu dhe Vlahutin, që kanë deklaruar mbi pesë herë secili se SPAK është në prag të formimit. Ata i kanë thënë lamtumirë me kohë Shqipërisë por ky institucion, edhe sot që u konstitua, ka lindur në shkelje të kushtetutës.

Ligji themeltar i vendit, përkatësisht 148/dh(2) parashikon se Prokuroria e Posaçme nuk mund të ngrihet me më pak sesa 10 anëtarë. E ndërgjegjshme për këtë shkelje, KLP, ruajti formulën se ajo nuk po krijonte institucionin, por thjeshtë po përzgjidhte anëtarët e tij. Socialisti Ulsi Manja shkoi edhe më tej duke propozuar formulën e Arta Markut, me prokurorë të përkohshëm. Por në fund, pas tre vitesh e gjysëm dhe vetëm mes 27 konkurentësh të paraqitur në garë, SPAK u ngrit në mënyrë anti- kushtetuese vetëm me tetë anëtarë (dy më pak se numri minimal që pranon kushtetuta).

Për këtë numër të cunguar, ekzistojnë hije të forta dyshimi, se janë penguar të depërtojnë profesionistë që i prishin punë qeverisë dhe personalisht Edi Ramës. Exit.al ka publikuar një investigim shterrues, se si një prokuror, i sulmuar verbalisht nga kryeministri, që hetoi çështjen e Saimir Tahirit, të cilit masha e tij Arta Marku, i hoqi nga dora dosjet e vjedhjes së votave në Durrës e Dibër, po pengohet me të gjithë mënyrat që të bëhet pjesë e SPAK (lexo këu).

Po cila është ajo dorë e fshehtë që e pengoi kaq gjatë ngritjen e prokurorisë së posaçme, që pranoi konsituimin antikushtetues të saj, që frenoi depërtimin e atyre njerëzve që mund t’i hapnin andrralla qeverisë?

Përgjigjja është e thjeshtë: është e njëjta që do ta minojë këtë “institucion të sukseshëm” të bëjë drejtësi në të ardhmen.

E këtu hyjmë në një sferë tjetër, akoma edhe më të errët, që lidhet me funksionimin e nesërm të këtij institucioni. Sepse në kushtet që jemi, kur parlamenti është shndërruarr në harremin e një sulltani të vetëm, ku pushteti lokal është i lyer me një ngjyrë, ku kreu i shtetit është në procedrë shkarkimi, ku mediat do mbyllen, gjobiten dhe kontrollohen nga njerëz që kanë dalë drejtpërsëdrejti nga paradhoma e kryeministrit, pra në kushtet e instalimit të një regjimi, të besosh se 8 UFO nga SPAK do të bëjnë çudinë është thjeshtë marrëzi. Historia e njerëzimit nuk njeh asnjë rast të ngjashëm, kur errësira e një diktature personale të bashkëjetojë me pole të tilla utopike lirie dhe drejtësie.

Natyrisht e di se kurdoherë që ngrihet kjo çështje logjike, optimistët e pandreqshëm, që e kanë vënë trurin në gjumë dhe kanë vendosur të besojnë tek profetët e tyre të rinj, të përgjigjen se mrekullia do të ndodhë pasi e kanë vendosur amerikanët dhe perëndimorët. Të bombarduar me propagandën dhe videot e shpërndara nga selia e rrugës së Elbasanit (poshtë) ata besojnë se drejtësia do t’u bjerë nga lart si një dhuratë hyjnore.

Por edhe ky religjon i ri është një marrëzi.

Sepse dy vitet e fundit, që kur instalimi i regjimit ka përparuar ditë pas dite, na kanë dëshmuar se ndërkombëtarët nga arbitra të së vërtetës, nga kryqtarë të drejtësisë, shndërrohen në rastin më të mirë në negociatorë të zbutjes së diktatorit. Se ata më shumë sesa për rikthimin e rendit demokratik, preokupohen për mosgrisjen e maskës së tij.

Pikërisht për këtë, pa u rkikthyer në binarët normalë, pa ripasur një sistem minimalisht funksional, me parlament, pushtet lokal, media dhe institucione që jetojnë në mënyrë demokratike, as SPAK as BKH dhe as fantazmat e të huajve që ne shohim pas tyre, nuk munden kurrësesi të kenë sukses. Cilido që tregon një përrallë të kundërt është duke mashtruar.

Dhe aq më i rëndë bëhet ky mashtrim, kur atë e predikojnë ata që nuk e besojnë as vetë.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Bushat, historia te jep te drejte.
    te gjitha eksperimentet sociale-ekonomike dhe politike ne dheun ame nga ana e nderkombetareve ka deshtuar!
    Me vjen ne mendje ketu;
    1 – ligji 7501 (i vetmi vend neo-pluralist me nje ligj te tille).
    2 – zhvillimi me ndihma i viteve 92-96 qe u tregua qesharak.
    3 – krijimi i elites financiare nepermjet skemes Ponci, qe solli tragjedine me te madhe per ne, luften vellavrasese!
    4 – krijimi i nje sistemi qe pastron vetveten nga korrupsioni, pa ndarje pushtetesh demokratike, ose SPAKU tashi.
    ….lus zotin qe kesaj here aktoret dhe “vellezerit” tane nderkombetare te kene te drejte se deri tashi keta eksperimente na kane sjelle vetem nje medalje ne qafe; ate te vendit me te korruptuar dhe te varfer te evropes!
    Bushat, do doja me gjithe zemer qe te gabohesh, por kam frike se ke te drejte!
    Zoti paste meshire per ne!

  2. Sa do qe e shtrengon turren e s…s prap nuk e ben dot vezen qe beri mero Gellbazes per 2013 o bushat.

    ps.: cfare mendimi ka “na mbyti merrrrua” valle ???!!!

  3. Zef Brozi,InaRama,Rakipi etj etj te denuar nga Saliu ,apo Llalla super hajdut ,ku vemi.Cfare te bejme,Basha ka akuze direkte nga USA per pastrim parash?

  4. Personalisht e kam thene edhe me pare por dua ta perseris. Kurre ndonjehere nje shtet nuk eshte ngritur nga sistemi gjyqesor. Kurre. Shtetet ndertohen nga nevoja dhe vullneti politik. Gjykatat jane thjesht arbiter. Mund te jene te ndershem sa te duan ama po nuk deshen skuadrat te luajne ndershem(fair) nuk ka arbiter qe e rregullon. Reforma e drejtesise nuk ka per te zgjidhur asgje. Zero. Nuk e di nese te huajt(nje term shume percmues) kane ndonje fije humanizmi sepse ajo qe po ju bejne shqiptareve(sikur te mos na mjaftonte autolezionizmi) eshte vertete tallese e poshteruese.

  5. profetet e huaj deshtuan e vertet po keta profetet vendas si bushati qe profetizoi rrezimin e rames me dhune dhe rrezimin e sistetmit me bojkot total si rezultoi se se kuptuam?ishin frymezim moral i revoluzionit imagjinar qe i dhuroi rames cdeshi…kjo persa i perket profetve.persa i perket fakteve bravo se nder te paret qe ve ne dukje shkeljet,ose mangesit.persa i perket deshtimit presim ta shohim ne terren,sy kemi,ska nevoj per mjegull qe ne fillim.arsyet pse 8 e jo 10 si dim ende.qe nuk eshte e lehte te ndryshosh ne xhunglen shqiptare besoj kutohet.nuk ka nevoj as per nihilizem as per shpikje.ka nevoje thjeshte per pasqyrim real ,se mekate bejn vet sa te duash ne pushtet.sikur te mereni dhe me mekatet e opozites do jeni me te besushem.po opozita nuk sulmohet thote bushati,ndersa frymezimin moral robi do e mar te zoti kur sheh qe pozite e opozite jane ne te njejten luc koke e kembe

  6. KETA PO VJEDHIN ME KEQ SE NJE VIT ME PARE DHE AJO QE TE BENE PERSHTYPJE ESHTE SE NUK KANE FRIKE FARE POR FARE AMA . KONTROLLI I LARTE I SHTETIT KA FILLU ME ZEVENDESU KETA GJOBVENESAT E GJYQESORIT . I FUT NJE KONTROLL DHE PASI KA MARRE PJESEN(GJOBEN) E TIJ I BO GJONAT 0 ME 0 . ME PAK LLAFE PO MBYLL VJEDHJET E KETYRE HAJDUTEVE TE BSHKIVE DHE QEVERISE . VIDH E XHVAT SA TE KESH MUNDESI ESHTE PARULLA E TANISHME E KLSH-se . JO SPAK , POR AS SPARTAK ME E BO KY VEND NUK BOHET . LE TA FILLOJE ME ATO QE PO MBYLL KLSH-ja . KETU NJE HAJDUT BIE MIJERA NGREHEN . VETEM REVOLUCIONI I BON DERMAN KETIJ VENDI , TE TJERAT JANE PALLAVRA .

    1. Kjo qe thua per KLSH eshte mese e sakt . I therrasin vete dhe kundrejt pagesese se paracaktuar mbyllin pislluqet qe kane bere . Nje shoku im po me tregonte per dy kontrolle nje ne hipoteke dhe nje ne nje bashki i kane nxjerre super te pastra kur kane miliona euro borxhe ose kane bere fajtor ca gjynafqare . Per legalizimet kane nxjerr fajtor ata qe masin ne terren dhe jo ata qe kane legalizuar pese apo gjashte kateshe ne bregdet . Ndersa ne nje tjeter qe kishin vjedh nafte pa hesap kishin bere fajtore karburantet qe nuk paguajne taksat . Nuk bohet shqiperia me shqiptar o miiiiileeeeeeeeet

  7. KUR KY POPULL ZGJODHI PER GUZHINJER BYTHEN NUK KA PSE ANKOHET SE PO HA VETEM MUT .
    A DINE BYTHA TE GATUAJ TJETER GJE ?????????????????????????????????????? PRANDAJ OSE ULNI KOKEN DHE HANI KETE MUT OSE NGRINI KOKEN DHE BENI REVOLUCION .

      1. Pse vulgare? A muk u thame shqipove te mbledhim gjithe qelbesirat per te rrezual Saliun? Dhe tani ankohemi se vjen era qelbesire? Fiks e ka thene.

  8. Sa ta merrni vesh ju,budalla kreu pune
    Vetem Saliu ja bo nonen shqiptareve,I rrahu,I futi ne Burg eterit e tyre,I vrau ,I vodhi dhe tani na flet per “virgjerine e drejtesine”.
    Aman Sali hajde se turmat duan nje si Gazidede.Ty Po te presume se Tokat I vodhem,ndertuam dhe pallate,Aman hajde dhe vriti te gjithe si me 21 janar.Ky popull harron shpejt.

  9. O Bushat lere spakun se nje mut ka me bo , po na thuaj me reformen zgjedhore çfare u be ? Aty eshte zanafilla e çdo te keqije . Neser duhej te ishte i perfunduar drafti sipas zotimit te Gjiknurit dhe Hajdarit . Ku jemi ? Ne asnje vend . Ku po shkojme ? Asgjekundi .

  10. Nese kryetar i KLP zgjidhet kunati i deputetes Kodheli, i cili njekohesisht eshte edhe i biri Nesip Ibrahimit qe jo vetem ka qene kryetar i komitetit ekzekutiv ne disa qytete te Shqiperise, por edhe kusheri i pare (cun tezeje) me Enver Hoxhen, pra ne njefare menyre nip i diktatorit shqiptar dhe ky person ka dy vota per zgjedhjen e kryetarit te SPAK-ut, mendoni se do funksionoje me te vertete ky institucion? Peshku me i madh qe do bjere ne rrjeten e SPAK, do jete Ver Llapa sepse i ka bere konkurrence Km shqiptar, me shume nuk mund te shpresohet. Eshte njelloj si vetingu qe kryhet per te zbuluar korrupsionin e gjyqtareve, por te pakten gjysma e antareve te komisioneve te vetingut kane histori korrupsioni te njohura boterisht.

  11. Bushati ka bere nje analize te sakte ne lidhje me SPAK-un. Dy nga pjestaret e SPAK, i njoh personalisht dhe mjaftueshem mire. Ne teresi jane persona pozitive, packa se prindet i kane patur funksionare te larte gjate diktatures, por nuk jane perfolur asnjehere dhe me sa di nuk jane te korruptuar. Problemi qendron ne faktin se keta persona, nuk kane patur asnjehere ceshtje te rendesishme ne hetim, prandaj duken pak te besueshem se “do nxjerrin qimen nga qulli”. Shto ketu edhe fuqine e ekzekutivit sipas legjislacionit shqiptar, maksimumi i nivelit ku do arrihet, eshte ndonje financier komune. Ceshtje te gateshme per hetim kane sa te duash. Mjafton te merren me koncesionin e sterilizimit, per te cilin profesionisti i fushes tha se e paguajme 20 here me shtrenjte…

  12. spaku dhe kapaku heheh
    perse nuk e permendni rastin e Spakut te maqedonise KATICA JANEVA ME EKIP qe ne emer te.drejtesise pervec qe u shendrrua ne nje organ partiak ne perzgjedhjen e te akuzuarve, deshtoi me.aferen e famshme Reket ose zhvatja, ku i zhvaten me qi dra biznesmen ne menyren me te turpshme.

  13. Si u kthyen te gjitha portalet nga opozite ne kalim kohe. Kjo dhe fal bashes qe nuk ben gje tjeter veç se te ndjeke hapat e rames. Tregon monopolin e mafies komuniste se politikes se majte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *