Nga Ermal Mulosmani
Shembulli më perfekt i ilustrimit të asaj që ka ndodhur në Shqipëri pas rënies së komunizmit është padyshim Fatmir Xhafaj.
Ndodh pikërisht gjatë kohës së punës në Krujë një nga momentet më tronditëse në jetën e Fatmirit, humbja e udhëheqësit të madh e të lavdishëm, shokut Enver.
Kjo tronditje e madhe shpirtërore e hetuesit të ri, u kthye në maraz kur mori vesh që dikush në Krujë kishte ngritur dolli për vdekjen e udhëheqësit! Fatmiri nuk ishte në gjendje t’a kuptonte se si dikujt i hahej, i flihej lëre më t’i pihej alkool kur gjëma e madhe kishte ndodhur… I hante shpirti për hakmarrje. Dhe si i thonë fjalës, hakmarrja shijon shumë kur ndodh në momentin më të bukur të viktimës. Pushkini ka një novelë me këtë temë…
Edhe Fatmiri priti pak kohë, gjeti pikërisht ditën kur personi do të martohej dhe e arrestoi! E imagjinoni pak çfarë imagjinate perverse, sadiste mund të arrestonte një njeri ditën që do martohej?!
Personi që burgosi Fatmir Xhafa në atë shtator të 1985-ës, ditën e dasmës së tij, u largua nga Shqipëria i tmerruar pas ardhjes së demokracisë.
Por jo edhe Fatmiri.
Ecuria e mëtejshme e karrierës së Fatmir Xhafaj mund të krahasohet me një emër të mirënjohur të historisë botërore, Joseph Fouche. Ai kapërceu ylberin dhe arriti të jetë disa herë Ministër i qeverive socialiste në demokraci. Nuk është i vetmi, sigurisht, por është perfekt për të ilustruar…
Ai u kthye figura qendrore e Reformës së re për Drejtësi dhe madje, arrinte të shprehte nervozizëm kur kishte ndonjë ngërç, siç ishte rasti kur iu referua Ilir Metës me batutën e tij të njohur “Tani të ruajmë qetësinë se dashuria humbi”. Ishte ndikimi i Fatmir Xhafës emërimi i Prokurores së re të Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ylli i Fatmir Xhafës po ndriste si dikur, në vitet 85…Nën zë flitej që “Fatmir Xhafaj është i preferuari i amerikanëve dhe gjermanëve”, madje u shpërnda edhe një sondazh nëpër gazetarë ku Xhafaj dilte më i pëlqyeshëm në popull edhe se Edi Rama!
Nisur nga këto “kredenciale të larta”, Xhafaj u zgjodh Ministër i Brendshëm i Qeverisë Rama 2. Gjithçka po shkonte mirë derisa…
Një ditë doli një përgjim që e përfshinte vëllain nga babai të Fatmir Xhafajt në trafik droge. Kështu thoshte gazetari përgjues i telefonatës por edhe telefonuesi. Kështu thoshte edhe aplikacioni “true caller”.
Nuk ishte e çuditshme që vëllai i Fatmir Xhafajt merrej me trafik narkotikësh, kjo ishte një çështje e ditur prej kohëve kur drejtësia italiane e kishte dënuar në mungesë mbi 7 vjet për një çështje të tillë. Ajo që çudiste ishte se ky i dënuar nuk ishte ekstraduar nga Ministria e Brendshme që drejtohej nga vëllai i tij. Por edhe kësaj iu gjet shkaku.
Hartuesi i legjislacionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, në nenin 491, pika f të Kodit të Procedurës bën përjashtimin:
“Nuk mund të jepet ekstradimi kur personi i kërkuar është i dënuar në mungesë me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e dënimit”!
Agron (Geron) Xhafaj, qysh atë ditë që u miratua ky ndryshim në legjislacion, ishte qytetar i lirë dhe mund të ushtronte aktivitetin e tij. Mirëpo vesi del me shpirtin thonë. Përgjimi erdhi si rrufe në qiell të pastër! Bashkëpunëtori i tij në trafik (Babalja) nxjerr përgjimin dhe bota iu shemb Fatmir Xhafajt.
Diçka duhej bërë dhe për këtë ndihmon vetë Kryeministri i vendit që deklaron qysh të nesërmen:
“Zëri në përgjim nuk është i Agron Xhafajt”!
Arsyet pse Kryeministri e mbrojti Ministrin e vet më të rëndësishëm ishin të kuptueshme. Një proces penal po zhvillohej për paraardhësin e tij Saimir Tahiri (merita të veçanta kishte edhe Xhafaj në atë proces), ku do mbytej Kryeministri nëse edhe pasardhësi dilte me cene të tilla? Prandaj u ngut ta merrte në mbrojtje, të paktën sa të kalojë stuhia e madhe mediatike…
Qysh nga ky moment ishte detyrë e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës të gjente provat që vërtetonin aksiomën kryeministrore. Të tre këto segmente kontrolloheshin nga Fatmir Xhafaj përmes formulës së KPK, KPA dhe Komisionerit Publik që ishte pikërisht ish këshilltari i tij . Ishte periudhë e artë për një proces të inskenuar. Nën presionin e vetingut, çeta e prokurorëve dhe gjykatësve, atyre që Kryeministri ynë i quan KÇK (kap ça të kapim) kishin një rast të artë të qëndronin në detyrë. Mjaftonte të ishin të devotshëm në këtë çështje…
Agron Xhafaj, vëllai i dyshuar në përgjim, të nesërmen regjistron zërin e tij në Prokurori për ekspertizë dhe shkon në Itali ku vetëdorëzohet për dënimin e marrë në 2003-shin. Pra, megjithë mbrojtjen e Kodit të Procedurës Penale, Xhafaj e dorëzoi vëllanë në burg.
Për të vërtetuar teorinë e Kryeministrit del në skenë një personazh tjetër nga bota e krimit në Vlorë i cili deklaron: “Zëri në audiopërgjim nuk është i Agron Xhafaj por është imi”. Ishte Alfred Alizoti.
Ky ishte hapi i parë. Tani duhej që edhe ekspertiza të vërtetonte që zëri ishte i Alizotit dhe mbyllej çështja.
Por ekspertiza ndërkombëtare nuk është në varësi të Kryeministrit e as të Xhafajt. Ata tregohen të kujdesshëm duke thënë që zëri i Alizotit dhe i Xhafajt janë të ngjashëm dhe nuk jep asnjë konkluzion.
Deri në këtë pikë kemi vetëm zellin e personazhit për të bërë burg, boll që të mbyllet skandali. Prokuroria e vë në përgjim dhe aty dalin çudira. Bisedat e personazhit mashtrues (Alizoti) me Drejtorin dhe zv/Drejtorin e Policisë së Fierit u bënë virale në publik. Aty Alizoti me një pushtet absolut, urdhëronte figurat e larta të policisë shqiptare për të ardhur aty ku ai ishte ose ua mbyllte edhe telefonin sikur të ishin vartës së dorës së dytë.
Pse vallë ky nënshtrim i drejtuesve të lartë të Policisë kur Alfred Alizoti ishte thjesht një kriminel që kishte dashur të fuste në burg vëllain e të madhit Ministër?! Dukej sikur shteti po angazhonte makinerinë e tij për të nxjerrë mashtrues një mashtrues. Një fabul që besohet kollaj nga të gjithë dhe i vihet kapak skandalit.
Dhe ia arriti. Dje Prokuroria dhe Gjykata ranë dakort që Babalja dhe Alizoti, të porositur nga Salianji dhe Olldashi, kanë inskenuar një puç për të shkarkuar Fatmir Xhafën.
U dënuan me burg Babalja (në mungesë), Salianji, gazetari që ka bërë përgjimin dhe mashtruesi Alizoti. Komploti ndërkombëtar u kap dhe Fatmir Xhafa mundet të quhet i pastër si loti! /express/
Shtet kriminel , eshte per ta patur frike . Keta jane ne gjendje te bejne te mundur qe edhe nje mashkull te pjelle .
Njk e di ti ? Binte e byrose politike as juk onerdhin as nuk dhjesin, nuk kane anus.
Ky mostra mafjozi dhe prit reformen ne dretesi relatori .keta njers qe kane vuajtur ne kete menyr duhet te ken me shume gjak 1 her lind e vdes njeriu
Sikur te mos na i permendni me keto birbo e horra rrugesh do beni mire. Le te mbyten te lumtur e te kenaqur ne llumin e tyre duke menduar se po ” jetojn”. Kerrma qe levrijne ne askund. Ashtu si dhe fundi fare i tyre do te jet. Le te behet edhe president po te doje po njeri as ka qene as eshte e as do te jete.
Nje trashigimtar i familjes me komunisti te bajram currit sot i zbritur ne tirone kerkon ti dale ne mbrojtje nje kopuku politik te zgjedhur nga lulzimja sali anji qe sot eshte i denuar nga gjykata,ky mulosmani i sokolit te salihut por dhe i jaho mulosmanit po rreket te na binde se kush eshte xhafa qe ka punuar ne hetuesi dhe na paska denuar nje diten e dasmes por ky malok nuk na tregon cfare ka bere salihu qe ka punuar ne bllok prej 24 vjetesh dhe perfundoje duke vrare 4 qytetar ne bulevard dhe ishte i gatshem te vriste dhe 300 qytetar
Kopuk je ti o moter dhe grua qire qe mbron sharlatanizmat e ketyre drogaxhinjve .Ju kerrmat e ketij vendi .
familja malosmani ne vitin 91 kur komunizmi u shthurr dhe diktaura ra, rrembyen bustin e fundit te pathyer te enver hoxhes dhe bene antimiting ne tropoje, krijuan dhe nje shoqate qe quhej enver. sa turp qe te lexosh nje artikull antikomunist nga ksi lloj njerezish. spara e kom qef ed ramen, se eshte nje cope muti, por me paketen e shpifjes ka shume te drejte. te lexosh “hetuesin gazetar” malosmani qe del mbi gjykaten dhe mbi ekspertizen, dhe shet per te vertete nje dicka qe eshte false, dhe mbasi ben kete trill lan duart duke manipulu opinionin, ska byth ku me nejt.
Ore qe keta rilindasit jane te hurit e te litarit e dime te gjithe
Edhe qe sajmeja me kete ua bete te zezen ju te PD (mulosman=malok tropoje) edhe kete e dime
Edhe qe u dini zullumet se i keni pasur tuajt ne nje moment ne keto 30 vite para se te beheshin me rilindjen e dime
Mos te themi qe keni ngrene nga canaku i te njejteve oligarke
Po kur eshte PS ne pushtet si nuk doli nje tua permbyse petet e lakrorit edhe juve
Se pervec gerdecit edhe rrugese per ne kosoves keni edhe bastet e pastrimin e lekeve me skuadra sporti qe e komandonte ai ish ministri i brendshem qe “vdiq ne aksident” duke u kthyer nga elbasani
Edhe jeni edhe pak malok bythqira se burgun po e ha salijani fshatar korce ne listepagesen e henri cilit kurse sali lusha me ate dollapin e keshit do rrine jashte se ata raportojne tek sali berisha.
Keto ngjarje do te hyjne mbas 10 vitesh ne librat e kriminalistekes se si shteti vihet ne sherbim te mafies.
qeke mrbapa o idi . shteti eshte mafia dhe mafia eshte shteti .
Ky Ermali I rruan sumen Xhafes,mksimumi ja fshin.Xhafa e fit ne xhep te Vogel kete pionier.Do bythen ta heqesh Xhafen,edhe Rama s’ka fuqi ta heqin.Shkrim femijesh.
I lumte k… Fatmir Xhafaj qe i coje lule Enver Hoxhes se ai i meritonte lulet kurse shpresojme qe Saliut dhe djalit te tij qe ju financojne ju bythe q…e lapsit ti japin ndonje koker plumbi ose kocifos .
Komunisti per pushtet qi nonen e vet.
Po pse mor mut muti , i meritontr lulet Enveri? Po sa te trashe dhe perverse qe jeni?! Cfare nuk kemi degjuar gjithe keto vite per krimet e tij (dhe te dokumentuara, te gjitha te marra nga arkivi). Dhe ti me thua i meritonte lulet? Po ata qe u burgosen e u internuan e u pushkatian per nje fjale goje , apo se ishin bij te ish – tregtareve? Po gjithe shoket e tij qe i hoqi qafe nje e nga nje ? Apo ishte sistemi i tille??? Shkeputuni nga e kaluara dhe nga kulti i njeshit . Kini idhuj e faluni lule vetem familjareve tuaj se vetem ata e meritojne.