• |
ide | kryesore

Në Barcelonë diskutohet e ardhmja e Vidal: katalanasit pranojnë, por kanë kushte

Sport



Mund të vendoset sot e ardhmja e Arturo Vidal. E mendojnë dhe e shkruajnë në Barcellona të nesërmen e “clasico” që ka parë kilenin në fushë për vetëm një pjesë loje: sipas Mundo Deportivo, menaxheri i mesfushorit blaugrana, Fernando Felicevich, ka në program një takim me drejtuesit e klubit katalanas për të bërë të qartë situatën e për të kuptuar sa hapësirë ka ende në skuadër për të asistuarin e tij. Mediat katalanase shkruajnë për një raport mes Vidal e Valverde, teknikut blaugrana, tashmë të ardhur në fund, sidomos pas pakënaqësive të mesfushorit pas përjashtimit nga lista e titullarëve për ndeshjen kundër Real Madrid.

Vidal e di se ka tek Antonio Conte një vlerësues të madh e Felicevich do të provojë të kuptojë se në cilat kushte reale, Barcellona është gati ta lërë të lirë lojtarin: kileni është i vlerësuar mes 20 e 25 milionë euro e hipoteza është për një huazim pa detyrim blerje të formuluar nga Inter, që për momentin është refuzuar. Katalanasit kërkojnë të arkëtojnë, përmes shitjes së menjëhershme me titull përfundimtar, ose me një huazim me detyrim blerje në qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *