• |
ide | kryesore

Në janar, me çmimin e duhur: Milan e do Haaland vetëm me këto kushte

Sport



Erling Braut Haaland do të jetë një nga objektivët e ardhshëm të merkatos të klubeve më të mëdha të Europës e në këtë pikë edhe Milan nuk kërkon të mbetet pas në garën për sulmuesin e jashtëzakonshëm të Salzburgut. Të paktën për janarin, kur të jetë ende e vlefshme klauzola e zgjidhjes së kontratës prej “vetëm” 30 milionë euro. Pastaj, në verë, do të nisë një ankand me zhurmë milionësh, në të cilën vetëm pak klube mund të marrin pjesë. Por tani, kosto e kartonit të tij është e pranueshme e në Austri po mbërrijnë oferta të ndryshme.

Është fakt, tashmë, se Maldini e Boban kanë avancuar bisedimet tani me Mino Raiola, menaxheri i 19 vjecarit norvegjez që shpërtheu në këtë edicion të Champions League. Drejtuesit kuqezinj kanë prezantuar ofertën e tyre: kontratë pesëvjecare prej 5,5 milionë euro në sezon. Një operacion i vështirë, por që Milan po përpiqet ta përfundojë me sukses, sidomos nëse nuk do të konkretizojë dot ëndërrën Ibrahimovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *