• |
ide | kryesore

Ngritja e SPAK, vjen reagimi nga Partia Demokratike

Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas betimit para presidentit Ilir Meta të 8 prokurorëv të SPAK, vjen një reagim zyrtar nga Partia Demokratike. Përmes një deklarate selia blu ka përshëndetur fillimin e punës së SPAK-ut, ndërsa thekson se tashmë është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre.

“Shqipëria ka një shans të ri dhe real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.”, thuhet në reagimin e PD-së.

REAGIMI I PD
Partia Demokratike përshëndet fillimin e punës së SPAK-ut dhe mbështet funksionimin e pavarur të kësaj strukture. Fillimi menjëherë nga puna dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të vendosur.
Partia Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture, pavarësisht vendimeve të disa prej tyre, në të shkuarën.
Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar.

Shqipëria ka një shans të ri dhe real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.
Partia Demokratike falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë deri më tani për bërjen funksionale të SPAK dhe për gatishmërinë e treguar për të vijuar mbështetjen për funksionimin e pavarur të SPAK.

8 Comments

  1. C’eshte ky reagim!!?
    Po ari, Stalini, Namyti Muti Meros
    etj. c’do te thone tashme qe kane 2 vite qe lehin kunder SPAK-ut ashtu si i keni ndersyer ju.
    ps. Deri ne brezin e shtate ai qe do te shaje.

    1. SPAK eshte pjesa e reformes ne drejtesi, qe eshte votuar edhe nga PD-ja..dhe nuk eshte sukses i PS por i vendimeve parlamentare te marra nga PD (reforma nuk kalonte vetem me votat e PS).

      1. Po more po, tregoja ndonje budallai keto gjera .
        PDn e mori per veshi Amerika dhe ju tha shkoni dhe votojeni . JA FUTI KEMBET NE NJE KEPUCE.

  2. Nje aty qe u betua Ka qene edhe ne nje grup qe ngriti llalla per 400 Dosjet e famshme po’ nuk u hetua asnje dosje.
    Do te rrojme e do shikojme.

  3. Keta te pd e kujtone popullin si shpellkaret qe rrine te shqupi ju more pushta keni tre vjet qe thoni reformen e ka kapur rama sot lulzimja e pershendet dhe lepin ate qe ka beshtyre me vite,saper votimin nga pd ajo ka votuar ndryshimet kushtetuese me koken ulur me sms amerikane dhe jo spak e bkh,te rroni e ta shikoni o shpellkare te pd

  4. Moooosss ,
    Po tere ate mut qe nxorret nga goja kunder SPAKUT dhe REFORMES NE DREJTESI keto 2 vjet , po e lepini tani ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu