• |
ide | kryesore

PPE godet ashpër paketën anti-shpifje: Të zhbëhet, frenon lirinë e medias dhe të drejtën e informacionit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas miratimit të një ligji shumë të diskutueshëm për median nga Parlamenti i Shqipërisë, Michael Gahler, Koordinator i PPE-së për Punët e Jashtme, deklaroi: “Ne vërejmë me shqetësim të thellë që shumica parlamentare e qeverisë shqiptare e udhëhequr nga Kryeministri socialist miratoi dy ligje për median dje në kundërshtim të hapur me rekomandimet specifike të bashkësisë ndërkombëtare. Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe media dhe organizata shqiptare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile kishin shprehur kundërshtime të forta kundër këtyre ligjeve. Ne vërejmë se anëtarja jonë e PPE-së, Partia Demokratike, shprehu rezistencë të fortë kundër miratimit të këtyre ligjeve dhe mbështet rekomandimet evropiane dhe ndërkombëtare. ” 

David Lega, Raportuesi i PPE-së për Shqipërinë, paralajmëroi: “Liria e mediave dhe e drejta e informacionit janë liritë themelore në Evropë dhe një pjesë e domosdoshme e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në BE. Legjislacioni i miratuar kërcënon këto liri që janë fituar kohë më parë nga populli shqiptar. Media e lirë ka qenë një reporter i vazhdueshëm i abuzimit të pushtetit dhe ka ekspozuar shumë skandale korruptive. Miratimi duhet të shihet si një kthim serioz për Shqipërinë në rrugën e saj drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë. Ky vendim, siç e thamë publikisht përpara votimit, mund të ketë një ndikim negativ në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë – në të cilën Grupi i PPE beson fuqimisht. Ne i nxisim autoritetet shqiptare të rishqyrtojnë vendimin dhe ta zhbëjnë atë. ” 

Njoftim për shtyp i europarlamentarit David Lega, raportues për Shqipërinë në Partitë Popullore Europiane, përshtati në shqip ©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Tani qe folen keta te PPEs , mori fund puna, Rama do sdo do ta ktheje ligjin.
    keta te PPEs ta bejne rrup-sup.

  2. O popull idiot evropa tall karin. Kane qe ne fillim te mandatit te pare qe vendosin KUSH DO PASUROHET DHE SA….O IDIOTA ZGJOHUNI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *