• |
ide | kryesore

Protestë kundër supermodeles, ‘Ti je një vrasëse’

Paparazzi, Slider



Supermodelja Kate Upton u përball me një grup protestuesish, aktivistë të të drejtave të kafshëve.

“Gëzuar Ditën e Mirësisë! Është shumë e rëndësishme të jesh i sjellshëm me botën që të rrethon, jo vetëm sot, por çdo ditë. Jam krenare që bashkëpunoj me Canada Goose për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për një të ardhme më të mirë për arinjtë polarë,” shkroi Kate në Instagram në mes të nëntorit.

Dje, Kate po drejtonte një nga kurset e saj të fitnesit, Strong4Me, në Nju Jork, kur një grup protestuesish hynë brenda të zemëruar. Dikush brohoriste: “Ulkonjat janë goditur në kokë për vdekje!”.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve protestuan kundër promovimit që supermodelja po i bën Canada Goose, një kompani veshjesh dimërore, e cila përdor gëzofin e ulkonjave dhe pendët e patave. “Kate Upton, abuzuese e kafshëve,” shkruhej në një nga parrullat. “Të të vijë turp, vrasëse” dëgjohet të bërtasë aktivisti. Në vitin 2010, People for the Ethical Treatment of Animals, organizatë amerikane që mbron të drejtat e kafshëve (PETA), kritikoi ashpër politikanin kanadez Justin Trudeau dhe familjen e tij për veshjen e produkteve të Canada Goose.

“Ulkonjat vriten për të bërë xhaketa,” shkroi PETA.

Në nëntor të 2017, organizata publikoi një video të fshehtë, ku punëtorët grumbullonin patat e tmerruara, të cilat hipnin sipër njëra-tjetrës për të shpëtuar. Patat vendoseshin në kafaze aq të vegjël, sa e kishin të pamundur të lëviznin krahët. Kompania i ka mohuar akuzat, duke theksuar se videot nuk janë realizuar në pikën e tyre të grumbullimit dhe shpendët e kafshët e tjera trajtohen mirë.



1 Comment

  1. Fucking idiots! Even animals are suprised by your stupidity. Animals know why they are created. They use each other, we use them. That’s just how things are and should be. Get a real job you morons and leave animals alone. Kate Upton rocks! You helped me wank so many times.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *