• |
ide | kryesore

Rama: Më vjen keq për Thaçin, Haradinaj la Kosovën pa viza për kapriço

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer në emisionin “Zona e debatit”, në Klan Kosova me Baton Haxhiun se kal mbetur i zhëgnjyer me refuzimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të marrë pjesë në samitin që mbahet këtë fundjavë në Tiranë për Shengenin Ballkanik. Rama kritikoi Thaçin që prej kohësh e ka pasur një aleat të fortë në Prishtinë.

“Më vjen keq për Hashim Thaçin që bën një piruetë 360 gradë dhe bie në qëndrimin e mëparshëm. Ai ka qenë në tavolinë me Serbinë dhe tani thotë nuk ulem me Serbinë se nuk na njeh. Ky është një virus që rrezikon t’ju hyjë të gjithëve dhe rrezikon që të hyjnë në garë se kush është më patriot. Pse këta do të më tregojnë mua që jam tradhtar? Këta mua?” – tha Rama duke ngritur zërin.

Rama u tregua i ashpër edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kosova u dënua nga taksa dhe Serbia fitoi pasi bëri rolin e viktimës. Taksa ishte një mjet për të marrë diçka dhe nuk duhet të kthehej në qëllim. Mundësia “e artë” erdhi në Berlin kur Makron i tha Ramushit: “na jep mundësinë mua dhe kësaj… dhe në krah kishte Angela Merkelin dhe jo Anduenën, ti suspendoje për 4 muaj taksën. Nuk po të themi ta heqësh, por pezulloje sa të bindim edhe vendet e tjera dhe unë do t’ju jap liberalizmin e vizave. Sot do lëviznit të lirë Baton. Kështu është kur bën politike miope” – tha Rama. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Se sa i shkolluar eshte e tregon shprehja se i vjen keq per Thacin qe ka bere nje kthese 360 grade… Po te kshte sadopak njohuri nga gjeometria, do ta dinte se nese behet nje kthese prej 360 grade, do ishte ne pozicionin e meparshem. Po nuk ka faj, edhe si piktor per te cilen ka studjuar, eshte i deshtuar, merret me mend se sa ia ka idene te tjerave…

  2. O U BE LIDERI GLOBAL NGA SHUME I MADHE LIDER GLOBAL QE FOSHTE ZERRO PROBLEM ME FQINJET DHE MBANTE FLAMURIN E BASHKIMIT KOMBETAR NE DORE NA DOLI NGA FLORI NE TENEÇE KY HALLDUP POLITIT KY NJERI IMORAL FASHIST KRIMINEL HAJDUT TANI NA NGATERRON VLLEZERIT E VETE ME NJERI TJETRIN .KY DUHET TE IZOLOHET KY VETEM INFEKSION SHPERNDAN PER KOMBIN SHQIPTARE DHE NJERZIMIN.

  3. Po’ ci duhej viza po’ te zbathte dhe breket.Si mund te besh bisedime me nje shtet qe ste njeh i bie qe ai shteti te beje monolog.

  4. Liberalizimi i vjen vitin tjeter, me apo pa dashakeqjen tende per Kosoven. Pyet veten cfare di te besh mire ne jete, a do ta vari kush per oratorine atje ne burg???

  5. Nuk kuptova c’pune kishte taksa me vizen..keto jane paraalelizma kot, sa per te futur kunja! Vetem ku gomar ” i bie nga kina” per te bere politike..Lidhjeri Global..Tallet bota me ne!

  6. PO TI VETE CFARE TE THANE ATE DITE PER NEGOCIATAT APO NE TRE GISHTA DO MARRE ATE TE MESIT QE E KE QEFE DHE TI VET.

  7. Po sa here te kane thene ty o KARIzmatik qe mirato tre ligjet ne 2012 dhe nuk pranove, cfare i thone kesaj???. Sa here te kene kerkuar te besh dicka dhe ke bere te kunderten, po pse pin ti nje gote vere me vucicin ne njujork dhe beni pazar per minishengenin do ju vine pas te tjetet, po bosnja, mali zi pse nuk pranojne???

  8. “Pse këta do të më tregojnë mua që jam tradhtar? Këta mua?” -thote minishengisti.Pse more antishqiptar kush je ti qe keta s’jane ne nivelin tend te tquajne tradhetar? Ta kishe bere kete pyetje te pakten ne kontekst tjeter, psh si i ghitheditur, por jo per tradhtar sepse per tradhetar po i vendos vulen vetes. Arroganca jote dhe siguria qe ty ste ndal odt askush, te kane bere te perfundosh ne kete gjendje te mjeruar psikike,sepse po te shikosh vetem se si perfundoi Hashim Thaci nga nje prej drejtuesve te UCK te Tradhetar, sdo beje te njejtajt gabime. E shikon Thacin sa perpiqet ta heq ate epitet nga vetja, duke u bere edhe si patriot?A po e heq dot? Kurre.As ti sdo ta heqesh dot nga vetja,pavaresisht recitimeve propaganditstike qe do besh ne te ardhmen, Tradhetari mbetet Tradhetar gjithe jeten dhe jo vetem per pak muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *