• |
ide | kryesore

Rasti Becchetti/ SMS-të e Erjon Velisë që u kushtuan 110 milionë euro shqiptarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish ministri i Financave, Arben Malaj bëri mbrëmë disa deklarata të forta në studion e emisionit Opinion.

Ndër të tjera ai tha se Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë euro për Bechetin, pasi biznesmeni kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Pjesë nga deklaratat

Arben Malaj: A e dini ju që gjoba 110 milionë që do paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptarë për Bechetin është e bazuar në mesazhet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që kërcënoi një media të pavarur… e dini këtë apo jo… 110 milionë… po gjoba që do i vijë Shqipërisë?

 Blendi Fevziu: Përse me mesazhet… jo s’e dija këtë?

Arben Malaj: T’i jap unë 3 mesazhet tani të Erion Veliajt që i ka dërguar atij: mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj…

Bledni Fevzu: Këto mesazhe janë përdorur si argument thoni ju?

Arben Malaj: Po në çdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga një politikan është menjëherë i fituar. Po këta janë kalamaqër, janë të vegjël nuk e dinë çfarë është përgjegjësia ligjore.

Kuvendi vendosi shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë. 72 deputetë votuan pro shkarkimit të ish- ministrit të Financave, çka tregon se socialistët nuk kanë qenë të unifikuar në lidhje me këtë vendim.



6 Comments

  1. Po shqipo t mbajn skan problem Te paguajn. Per udheheqsin legjendar 110 Mil 15 Mil ne vlor 8 Mil fullani shtet banditesh.

  2. Per nje rast te ngjashem dha doreheqjen presidenti i Gjermanise Wulff, nje alamet intelektuali me thene te drejte qe sigurisht i mungon jetes politike atje, ndersa lali eri do t’i mungonte vetem kalamajave dhe te rriturve me ndergjegje te ulet.

  3. Begeti nuk I ka mare ato para akoma,ceshtja vazhdon ne gjygj,po malajt kush ja paska dhene mesazhet vete begeti,ky malaj qenka bythe e breke me begetin,plan te madh paska begeti me malajn,por tani qe ky u hoq nga banka pislliqet me begetin ti beje te luarasi sepse rruga e bankes u mbyll njehere e pergjithmone,begeti ka fituar dhe nje gjygj me dojce bank po atje kush I pagoje euro to neri

    1. jo ore,, te kane thene ne organizaten baze qe e fitoi gjyqin ?? apo flisni per korsite e ciklisteve dhe bojnat e rrugeve..! gjyqi me Deutsche Bank eshte fituar per dicka tjeter jo per ceshtjen shqipetare..Informohu me mireme qelbesiren e ridhjere nuk ngeli njeri pa u nginjur me parate e shqipetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *