• |
ide | kryesore

Soni Malaj tregon se pas këngës “Të dua ty” fshihet një histori e vërtetë

Arkiva



E ftuar në “Soiree” me Jonida Shehun, Soni ka rrëfyer se i ati ka qenë ai që e ka shtyrë gjithmonë drejt baladave.

Ajo gjithashtu ka zbuluar se klipi i këngës “Të dua ty” është bazuar në historinë e prindërve të saj. Për sa i përket përfaqësimit në ‘Top Fest’ me këngën “Ndarja”, Soni është shprehur se ky nuk ka qenë plani i parë i saj. “Nismëtari që unë të merrja pjesë me baladën “Ndarja” në Top Fest në Top Channel ka qenë im atë, sepse unë kam dashur të merrja pjesë me këngën “E vogla”. Ai i dashuronte baladat e mia dhe më shtynte drejt tyre”, ka treguar edhe më tej Soni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *