• |
ide | kryesore

Superkupa Italiane/ Juventus-Lazio e fundit e llojit: studiohet formati spanjoll

Sport



Të dielën Juventus e Lazio do të diskutojnë edicionin 2019 të Superkupës Italiane, ndoshta e fundit në formatin klasifik të fitueses së kampionatit kundër fitueses së Kupës së Italisë. Në fakt, Federata italiane po studion një organizim të ri, me katër skuadra sipas modelit spanjoll: dy gjysëmfinale e një finale, duke futur në pjesëmarrje edhe të dytën e renditur në Serie A e finalisten humbëse të kupës.

Në realitet, ashtu si shpjegon Corriere dello Sport, është një projekt – edhe pse në fazën e studimit – ende shumë futurist, por rruga duket e gjetur edhe për cështje ekonomike. Arkëtimet e Superkupës Italiane janë rreth 7,5 milionë euro, ndërsa me formatin Final Four do të mund të arrihej në 30 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *