• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid nis hetimin për rastin Varane: kërkohet audio-Var për të përjashtuar komplotin

Sport, Video



El Clasico nuk mund të përfundojë pa polemika, edhe kur del pa fitues. Në një ndeshje me Barcelonën, ku Real Madrid ishte në pjesën më të madhe të lojës skuadra më e mirë në Camp Nou, merengues kontestojnë fort dy episode ku pretendohet për 11 metërsh, e sidomos në rastin e Raphael Varane faulli i Lenglet ishte i dukshëm.

Në pjesën e parë, francezi u godit me takë në kofshë nga bashkatdhetari i tij Clement Lenglet, takat e të cilit i lanë gjurmë të dukshme në kofshë mbrojtësit të Blancos, por për arbitrin Hernandez Hernandez ishte lojë e rregullt. Ndërsa episodi i dytë pa përsëri protagonist francezin, që këtë herë në zonë u tërhoq nga fanella nga Ivan Rakitic.

Varane ka publikuar fotografi të dëmtimit të tij, si pasojë e ndërhyrjes së ashpër, duke shprehur qartë disaprovimin për mungesën e ndërhyrjes së VAR. Të njëjtin qendrim ka mbajtur edhe Real Madrid, që nuk e ka lënë me kaq cështjen, por ka nisur hetimin, duke i kërkuar zyrtarisht La Ligës bisedën mes dhomës së VAR dhe gjyqtarit Hernandez Hernandez lidhur me episodin e dëmtimit të Varane. Blanco kërkojnë të dinë nëse është diskutuar mes arbitrave të dhomës dhe atij të fushës, për të evituar mendimin e një komploti, apo thjesht askush nuk vuri re asgjë, sqaron El Chiringuito de Jugones.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *