• |
ide | kryesore

Deklaratat/ Një koalicion perendimor kundër paketës anti shpifje të Ramës

-Instant, Kryesore, Lajme



Ndonëse kryeministri Rama deklaroi në parlament se paketa e Ligjit anti shqpifje që partia e tij po miratonte në parlameni ishte « Jo 99 por 100% e dakordësuar me ndërkombëtarët » ai është përgënjeshtruar sot me forcë nga një sërë përfaqësuesish të institucioneve të huaja në Tiranë. Gjatë konferencës, ‘Liri pa urrejtje’ e organizuar nga Avokati i Popullit të shumtë kanë qenë ata që edhe sy më sy e kanë hedhur poshtë opsionin e mbrojtur para tyre nga kryeparlamentari Ruçi, i cili ka mbrojtur versionin e rregullimit nga shteti të mediave përpara atij të vetërregullimit.

Kundër këtij versioni dhe ndryshimeve që kaloi kuvendi të mërkurën është shprehur pikë së pari OKB-ja. « …Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur përmes komisionerit të saj për fjalën e lirë në Gjenevë, që i është paraqitur edhe parlamentit që vetë rregullimi i medias është më i miri, ndëshkimi duhet të jetë proporcional dhe gjykimet duhet të bëhen nga gjykatat e pavarur, për shkak të vijës delikate midis gjuhës së urrejtjes dhe fjalës së lirë » tha Brian Williams  kordinatoiri i përhershëm në Shqipëri.

Edhe më i drejtpërdrejtë ka qenë qëndrimi i Këshillit të Europës. Kryetarja e zyrës në Tiranë, Jutta Gutzkow ↓ ka thënë: ‘Këshilli i Evropës ka ngritur shqetësime për përputhshmërinë me standardet e KiE dhe të vendeve të tjera të BE-së të paketës ligjore të miratuar së fundmi për mediat. Këto shqetësime i janë prezantuar dhe komisionit të medias në Kuvend.Ne nuk kemi pasur mundësi ta shqyrtojmë me hollësi këtë paketë, por sapo ta bëjmë do i adresojmë’.

Më i rrezervuar, por gjithësesi në ruajtje të lirisë së fjalës dhe shprehjes është treguar edhe përfaqësuesi i ambasadës së SHBA, e cila nuk ishte shprehur deri tani për debatin e qeverisë me mediat.

amerikani

I Ngarkuari me Punë i SHBA-se, Daniel Koski  tha: “Shumë prej jush e dinë shumë mirë se si është të jetosh me frikën e pasojave të paparashikuara të fjalëve të tua. Shumë prej jush u rritën në një shoqëri në të cilën një fjalë e thënë rastësisht mund të të çonte në burg, punë të detyruar dhe tortura. Ju nuk duhet të ktheheni më kurrë në atë shoqëri”-tha ai

82 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kthyen të mërkurën në ligj paketën e qeverisë “Rama” për kontrollin e mediave online, pavarësisht shqetësimeve masive për shkeljen e standardeve ndërkombëtare dhe cënimin e lirisë së shprehjes dhe asaj të medias në vend.

Miratimi i dy projektligjeve u dënua menjëherë nga Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ECPMF.“Ne i dënojmë ndryshimet e ligjeve të medias që sapo u votuan në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet kozmetike të bëra në minutën e fundit nuk adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe znj. Dunja Mijatoviç,” thuhet në deklaratën e ECPMF, e cila i bëri njëherazi thirrje presidentit që të mos i dekretojë ato.

Me sa duket në të njëjtën linjë janë rreshtuar edhe sot përfaqësuesit e institucioneve që morrën pjesë në konferencën “liri pa urrejtje”.

©Lapsi.al

 



11 Comments

  1. Une jam per ” Liri megjithe urrejtjen “. Nje besnik deri ne fund i lirise se fjales nuk ka frike nga asnje lloj ligjerimi. Vetem ai qe ka argumenta te dobeta ne favor te dashurise trembet nga shprehja e urrejtjes. Pavaresisht cfare thojne, une mendoj qe njerezit jane te afte ta ndajne te miren nga e keqja. Jam me i tmerruar nga censoret qe mendojne se Zoti i ka bekuar me aftesi gjykimi dhe morale me te madhe se te tjeret, sesa nga ata qe ofendojne, shpifin, urrejne, cenojne me fjale sigurine kombetare(hahahahaha) etj. Ata qe jane te dobet intelektualisht apo psikologjikisht (ne te drejten e tyre gjithsesi) shkojne ne gjykate. Kufizimi i fjales po behet trend i rrezikshem kudo. Fjala mort nuk ban thone shkodranet. Te gjithe diktatoret e fillojne nga kufizimi gjoja qellim-mire i fjales. Nuk ka kufizim qellim-mire te fjales.

  2. Kam shpresuar se do te jete KM i shqiptareve por keshtu sic është duke vepruar do te varrose prane E. Pashes dhe Rr. Morines.

  3. Shkoni dhe vendosni ndonje tulle Tek termeti.Na Cate sumen me lirine qe NUK e dime se si ta perdorni . Shkullak shko dhe puno Tek termeti lerini pordhet se jeni si ushunjzat qe merreni me gjakun e te tjereve Kemi kaq shume liri sa mund te pjerdhim ne autoparlant dhe ta degjojme ne mikrofon.

  4. Shikoni kete komentuesin e fundit, qe ne pershkrimin e komentit duket qe eshte bire kurvi, trashegimtar i bijeve te se keqes. Na kerko te shkojme ne aksion te veme ndonje tulle, aty ku qeveria e tije i la pas termetit te pare ne ato banesa te demtuara, qe te dale sot si dordolec ky bandit KM, duke mos pranuar asnje dobesi qe tregoi pushtetie ai vete, por e ka mendjen tek parate e donatoreve qe ti vjedhe e ti perdore ashtu sic din vetem ai. Ne kapitalizem ka pushtet, qe mbahet me taksat e popullit, po ky pa asnje gadishmeri e profesionist te ketyre ngjarjeve c;ka bere? Ka vjedhur e shperdoruar parate e besimin qe i mashtroi si hipnotizues me denglat fabuliste qe qelbete nga goja e tinezarit. Puetja eshte se kure do beheni te ndergjegjeshem e popullore, qe te jeni opozitare me cdo qeveri, e qe shoqeria e vendi te ece para, sepse me kesi fundrrinash te se kaluares, vetem me Haxhi Qamilin nuk shkohet ne europe, i shoqeruar e perkrahur nga ju mafioze te kuq.

  5. O XIXE qeke tamam qe pjerdh ne autoparlant dhe merr ere ne mikrofon .Me ty ha buke edhe qeni edhe miu.Ti qeke per ushtar ne Arabi,me ty edhe Rama edhe Basha edhe shejtani dhjesin dhe ti e ha.

  6. Xixa han dhe hane mire nuk ngopet vetem me mut por do dhe shurren per shoqerim,ky xixa dhe pordhet e lulzimes di si ti perdori i ben me lule

  7. Me kujtohet i madhi Kadri Roshi tek filmi “I teti ne bronx”… “meqe na rruan nga gjermani…para se te shkoj ne ate bote…hajde dhe na puth prapanicen…”. Kjo eshte fiks per nderkombetaret , kurse si bonus, bashke me Ramen + Veliaj, edhe te na hane mutin si popull…

  8. A do të arrestohet ‘Kumbari’ Edi Rama nga SPAK? 10 akuza
    Nga Erl Kodra – 09:38, 21/12/2019

    SPAK, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion filloi punën. Me një numër të kufizuar prokurorësh, kjo agjensi e zbatimit të ligjit ka për detyrë të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit shqiptar.

    Unë nuk do të paragjykoj asnjë nga emrat që u përzgjodhën nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pavarësisht objeksioneve që kam, por ato do t’i rezervoj për një moment tjetër.

    Së pari, unë do të evidentoja momentin më serioz në historinë tonë të shtetforimit, kur presupozohet se njerëzit e fuqishëm mund të hetohen dhe akuzohen nga kjo agjensi e re, pa frikë, që prej ditës së sotme. U bëftë më e mira!

    Shteti shqiptar është i kapur nga Mafia. Në krye të shtetit gjendet Kumbari Edi Rama, një gangster kontravers ky, kreu i Mafias së Ndërtimit, Drogave të Forta dhe Pastrimit të Parave. Veç të tjerash, Edi Rama është krijuesi dhe ekzekutuesi i skemave kriminale të PPP-ve (Partneriteti Publik Privat), me anë të të cilave ka kryer grabitje të jashtëzakonshme të Buxhetit të Shtetit.

    Të hetosh Edi Ramën është gjëja më e thjeshtë në botë. Krimet e tij kundër pronës, jetës, fjalës së lirë dhe interesave kombëtare janë të dukshme dhe evidente. Këtu nuk është fjala për përgjegjësi morale ose politike, por për ngjarje konkrete, të ndodhura përgjatë 6 viteve të fundit që Edi Rama mban detyrën e lartë të Kryeministrit të Shqipërisë.

    Më poshtë janë përzgjedhur vetëm disa krime të kryera nga gangsteri Edi Rama nga pozitat e Kryeministrit të Shqipërisë, me impakt të jashtëzakonshëm në jetën e qytetarëve, nisur vetëm nga kritere penale.

    1. Lejimi i kultivimit masiv të drogave, në të gjithë territorin e Republikës.

    2. Mohimi i faktit dhe gënjeshtra publike se “droga është asgjësuar në masën 99.98 %”, në një kohë që realiteti ishte krejtësisht tjetër.

    3. Mosveprimi dhe injorimi total i Raportit të Shërbimit Informativ të Shtetit, ku evidentonte mbi 128 Oficerë të Lartë të Policisë së Shtetit si kapot rajonal të kultivimit dhe trafikimit të drogave.

    4. Mbajtja në qeveri e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, një individ delikuent i lidhur me bandën famkeqe të Habiljave, me të cilët ai kryente trafik ndërkombëtar droge, madje edhe me mjetet e tij private.

    5. Gënjeshtra publike në rastin “Xhafaj- Babale” për “ekspërtizën e zërit” të zotit Xhafaj, fabrikimi i dëshmitarëve të rremë me qëllim fshehjen e krimit të eksponentëve të Mafias, vënia në shërbim të mafias të Drejtorëve të Policisë së Shtetit, kapja direkte e drejtësisë për të dënuar qytetarë të ndershëm si gazetari Jetmir Olldashi dhe ish deputeti Ervin Salianji.

    6. Krijimi i skemave ekonomiko-financiare të posaçme, të ashtuquajturat PPP (Partneriteti Publik Privat) me qëllim vjedhjen direkte të shumave të jashtëzakonshme financiare, dhe angazhimin e shtetit shqiptar në kontrata me penalitete të rënda, për shumë vjet. Vetëm nga këto skema dëmi i shkaktuar Buxhetit të Shtetit përllogaritet për mbi 200 milion euro në vit.

    7. Shkelje të jashtëzakonshme të Kushtetutës, nëpërmjet hartimit dhe miratimit të Ligjeve të Posaçme (Ligji Fusha Shpk).

    8. Prishja masive e shtëpive të qytetarëve, duke shkelur hapur çdo parim të së drejtës njerëzore, siç është e drejta për mosprekjen e banesës dhe shenjtërinë e jetës private.

    9. Helmim masiv i qytetarëve shqiptar përgjatë protestave masive të zhvilluara në Tiranë, dhe përdorja e metodave ushtarake në shtypjen me dhunë të tyre.

    10. Vjedhje masive e votës, blerje masive dhe tjetërsim i rezultatit zgjedhur në zgjedhjet e për Pushtetin Lokal në vitin 2015, në Zgjedhjet e Pjesëshme në Dibër në 2016, në Zgjedhjet e Përgjithshme në vitin 2017, dhe në Votimet e Pushtetit Lokal të 2019. Përgjimet e publikuara nga gazeta BILD janë prova e padiskutueshme e krimit masiv elektoral që ka ndodhur.

    Këto janë 10 akuza me të cilat duhet të fillojë procedimi penal i SPAK kundër gangsterit kontravers Edi Rama. Në të vërtetë, këto akuza janë lehtësisht të verifikueshme, me një begati të tillë provash, sa edhe një jurist fillestar, por me fuqi dhe mbrojtje ligjore të admirueshme, mund ta akuzojë dhe të ketë sukses të garantuar në dënimin e Kumbarit Edi Rama me mbi 25 vjet burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *